Nga mbeturinat e zakonshme e deri tek orenditë shtëpiake.
Të tilla gjësende po hidhen në afërsi të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë.
Më situatën e krijuar janë të mllefosur banorët e kësaj ane.
“Vijnë qytetarët nga disa anë i hedh këtu, nuk i mban në shtëpi po vjen e gjuan këtu, me ardh natën me pa si bohet këtu. Po ne vet jemi të pandërgjegjshëm se kjo nuk lejohet shikoj drutë e krejt kjo nuk lejohet”, tregoi qytetari Rrahim Bucolli.
E një banor tjetër i lagjes së Kodrës së Trimave pohon se faj kanë edhe vet qytetarët.
“Është e pamundur me i mbledh këto mbeturina se po i qesin popullata, po grumbullohen brenda ditës se po mundohen ata po vijnë po e pastrojnë pak, por nuk është shumë keq mundet me qenë më keq”, thotë banori Beqir Muharremi.
Kurse banori Latif Shabani, thotë se kjo hapësirë përveç se është bërë cak i hedhjes së mbeturinave, po shërben edhe për diçka tjetër.
“Këtë pjesë nuk vijnë me pastru, thuajse i ka qe një vite nuk e kanë pastru kurrë këtë pjesën këtu. Me ardh me pa me pastru, nëse ka nevojë edhe ne fshatarët dalim ju ndihmojmë e pastrojmë, por pa e bë një rrethim këtu kot është. Fëmija vijnë aty pinë cigare edhe narkotike gjithçka, vallahin është shumë keq ajo”, thotë banori tjetër Latif Shabani.
Këto mbeturina, të cilat janë të hedhura jashtë vende adekuate, sipas kompanisë regjionale “Pastrimi”, nuk janë obligim i tyre që të mblidhen.
“Megjithatë, mbeturinat e hedhura jashtë kontejnerëve, në hapësira publike apo private dhe larg pikave të përcaktuara të grumbullimit, nuk përfshihen në fushëveprimin e drejtpërdrejtë të përgjegjësisë së kompanisë. Këto raste paraqesin shkelje të rregullave të menaxhimit të mbeturinave dhe kërkojnë ndërhyrje institucionale përkatëse, përfshirë mekanizma inspektues dhe ndëshkues. Si rrjedhojë, moslargimi i mbeturinave të tilla nuk lidhet me neglizhencë operative, por me tejkalim të përgjegjësive të përcaktuara të KRM “Pastrimi”.
Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Komunë e Prishtinës për të marr një qëndrim nga ta lidhur me këtë situatë, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të televizionit.








