TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Manipulimi masiv i votave në Prizren, dhjetëra komisionerë në pranga edhe për ryshfet

Vetëm një komisioner në Prizren po del se ia ka dal që t’i manipuloj mbi 700 vota të kandidatëve për deputetë. 109 të ndaluarit, kanë nisur sot përballjen me drejtësinë, duke e zbardhur gjithë skemën e manipulimit.

by TËVË 1
4 muaj ago
2 0
A A

Me duar në pranga dhe nën përcjellje të policisë.

Kështu u sollën në gjykatën e Prizrenit, të dyshuarit për manipulimin e votave.

Fillimisht ndaj 23 prej tyre, Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit.

“Sot gjatë ditës, Gjykata Themelore ka pranuar disa kërkesa. Në total janë 23 persona për të cilët është kërkuar masa e paraburgimit. 21 të pandehur në cilësinë e komisionerëve, të dyshuar për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit. 1 i pandehur, komisioner, për dy vepra penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje e ryshfetit. Dhe 1 i pandehur në cilësinë e vëzhguesit, për dy vepra penale: kanosje dhe dhënie e ryshfetit. Pra, në total 23 persona, të ndarë në disa kërkesa”, tha zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Përreth Gjykatës gjatë gjithë ditës qëndruan edhe familjarë të të pandehurve, që prisnin vendimin.

Procesin e monitoroi edhe Avokati i Popullit, Nail Qelaj.

“Erdha në monitorim të njërës prej seancave në Gjykatën Themelore në Prizren. Qëllimi i këtij monitorimi është me pa se si po shkojnë procedurat, sa po zbatohen e respektohen standardet për qasje dhe një mundësi të drejtë për një procedurë ku garantohet edhe ndaj personave që janë të dyshuar. Mendoj se është njëra prej rasteve të rënda që ka ndodhur në Kosovë, por që apeli im është që edhe drejtësia duhet të jetë e kujdesshme që asnjë person i pafalshëm të mos jetë pjesë e një procesi ku mund të dëmtohet integriteti i tij”, tha Qelaj.

Deri tash, Qelaj thotë se kanë pranuar vetëm një ankesë nga ana e familjarëve.

Por si ndodhi keqpërdorimi i votave?

Në njërën nga kërkesat të siguruar nga Tëvë1, theksohet se të pandehurit kanë shtuar dhe hequr vota në mënyrë të paligjshme në disa vendvotime.

Sipas dosjes së Prokurorisë, vetëm një i pandehur i hoqi 448 vota, kurse i shtoi 311. Pra në total realizoi një ndryshim prej 759 votash.

“Nga CD e cila përmban shënimet zyrtare nga baza e të dhënave të siguruara nga KQZ-ja, si dhe nga formularët e procesit të numërimit të rezultateve të marra nga qendra e regjistrimit, shihet numri i saktë i votave të cilat këta të pandehur kanë hequr dhe kanë shtuar në favor të kandidatëve të për deputetë të subjekteve të ndryshme politike”, thuhet nga Dosja e Prokurorisë.

Në kërkesë, Prokuroria ka renditur disa arsye se përse të pandehurit duhet të mbahen për një kohë në paraburgim.

Disa nga to janë rreziku për asgjësim të provave, si dhe pasha e veprës penale e cila është vlerësuar e natyrës së rëndë.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

PDK me rezultat të lartë se në zgjedhjet e kaluara, këto janë rezultatet pas numërimit të 70% të votave

PDK me rezultat të lartë se në zgjedhjet e kaluara, këto janë rezultatet pas numërimit të 70% të votave

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Prokuroria: Pesë persona të ndaluar për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Numërohen mbi 50% të votave, këto janë rezultatet

Buxhovi: “Rruga e Re” e LDK-së, ideologji majtiste

Mbi 40% e votave të numëruara, LDK e treta më pak se 10 mijë vota larg PDK-së

Ky është rezultati i PDK-së pas numërimit të mbi 40% të votave

Ky është rezultati i PDK-së pas numërimit të mbi 40% të votave

AAK: Kurti ka ndikuar direkt në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, ky është rezultati i Aleancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën