TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vjedhja e votave në Prizren, Hoxha: Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur, duhet të mbajë përgjegjësi

by TËVË 1
4 muaj ago
7
A A
Vjedhja e votave në Prizren, Hoxha: Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur, duhet të mbajë përgjegjësi

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka vlerësuar si të mirëpërgatitur aksionin e fundit të institucioneve të drejtësisë në rajonin e Prizrenit, duke theksuar se në këtë proces pritet të dalin dyshime të bazuara për veprat e dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet.

Sipas Hoxhës, angazhimi i një numri të madh prokurorësh, hetuesish policorë dhe zyrtarësh të tjerë tregon seriozitetin e aksionit dhe përgatitjen profesionale të Prokurorisë.

“Një aksion shumë i madh për rajonin e Prizrenit, duke pasur parasysh që kanë qenë të angazhuar kryeprokurorë, hetues policorë dhe shumë persona të tjerë. Shihet se është aksion mjaft mirë i përgatitur dhe tash të shohim, Prokuroria sigurisht i ka grumbulluar provat e nevojshme. Ne presim që do dalin me një dyshim të bazuar”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai theksoi se sigurimi i provave, veçanërisht atyre që lidhen me blerjen e votës, nuk është proces i lehtë, por shprehu besimin se prokurorët e çështjes do të arrijnë ta përmbyllin me sukses hetimin.

“Sigurimi i votave nuk do të jetë bash e lehtë. Por, duke pasur parasysh profesionalizimin e prokurorëve të çështjes besoj se do të ia dalin e do të grumbullohen provat e vërteta do të dal në shesh”, u shpreh Hoxha.

Hoxha ka theksuar gjithashtu se përgjegjësia për parregullsitë e dyshuara nuk bie vetëm mbi subjektet politike dhe kandidatët, por edhe mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili, sipas tij, duhet të japë llogari për procesin e licencimit të komisionerëve.

“Edhe KQZ-ja është e ndërlidhur dhe duhet të ketë përgjegjësi, sepse siç u tha edhe familjarët e kandidatëve kanë qenë të kyçur. Përveç subjekteve dhe kandidatëve, besoj që edhe KQZ-ja është dashur me ditë kë po e licencon, kush do të jenë komisionerë?”, dekla roi ai.

Prizreni sot ka qenë cak i një aksioni të madh të Prokurorisë Themelore në këtë qytet. Mbi 100 komisionerë janë intervistuar, sit ë dyshuar për manipulimin me mbi 68 mijë votave. Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, theksoi se intervistimit nuk do t’i shpëtojnë as kandidatët të cilëve iu hoqën votat pas rinumërimit.

Hetimet lidhur me parregullsitë e dyshuara zgjedhore pritet të vazhdojnë, derisa pasditen e sotme është bërë e ditur se edhe në Komunën e Malishevës kanë nisur hetimet për manipulimin e votave. /teve1.info/

Tags: manipulimi me votaprizrensylë hoxhaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë, Fraser vazhdon dëshminë edhe nesër

Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë, Fraser vazhdon dëshminë edhe nesër

Berlin, Hoti pranon planin e punës për avancimin e politikave sociale dhe të punësimit

Berlin, Hoti pranon planin e punës për avancimin e politikave sociale dhe të punësimit

PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të diskutohen zhvillimet aktuale

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

“Ditari”- 11.05.2026

“Ditari”- 11.05.2026

Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Shqipëri

Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

Caktohen gjyqtarët e finaleve të kupave evropiane

PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

PDK finalizon sot listën e kandidatëve për deputetë, a do të bëhet pjesë e saj edhe Limaj?

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të diskutohen zhvillimet aktuale

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën