TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren

Prizreni sot ka qenë cak i një aksioni të madh të Prokurorisë Themelore në këtë qytet. Mbi 100 komisionerë janë intervistuar, sit ë dyshuar për manipulimin me mbi 68 mijë votave. Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, theksoi se intervistimit nuk do t’i shpëtojnë as kandidatët të cilëve iu hoqën votat pas rinumërimit.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
1 0
A A

Vetëm një vendvotim, ka arritur ta ruajë në tërësi vullnetin e sovranit.

Të gjitha vendvotimet e tjera në komunën e Prizrenit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, rezulton se janë manipuluar.

Si rezultat, një aksion i madh u realizua nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku cak ishin komisionerët e kryesuesit e qendrave të votimeve.

Mbi 100 persona iu drejtuan stacionit policor në këtë qytet, të cilët hetuesia i kishte thirrur për intervistim.

E gjashtë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, kurse disa të tjerë janë në kërkim pasi nuk u paraqitën të premten tek organet e rendit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, dha detaje për numrin e votave të manipuluara.

Personat e ndaluar, sipas prokurorisë dyshohen për disa lloje të veprave penale.

Njëri prej të dyshuarve, ka bashkëpunuar me Prokurorinë duke sinjalizuar edhe veprën penale të dhënies dhe marrjes së ryshfetit.

Kryeziu nuk përjashtoi mundësinë që për intervistim të thirren edhe kandidatët për deputetë që kanë vota të falsifikuara.

Madje, mes tyre dhe komisionerëve, po qe nevoja, Kryeziu tha se do të ketë një ballafaqim.

Përkundër gjithë kësaj, avokati i njërit prej të dyshuarve për falsifikim të votave, thotë se tash për tash mungon konkretizimi i dyshimeve të prokurorisë.

Ky aksion i Prokurorisë Themelore në Prizren u asistua edhe nga Policia e Kosovës, duke u cilësuar si një prej aksioneve më të mëdha.

Vetëm pak ditë më parë, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka kërkuar nga Prokuroritë Themelore të të gjitha komunave ku ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave, që të grumbullojnë prova e informata, në lidhje me kryerjen e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: PDK e LDK menduan se moskandidimi i Osmanit do të na dobësonte dhe kërkuan zgjedhje

Kusari-Lila: PDK e LDK menduan se moskandidimi i Osmanit do të na dobësonte dhe kërkuan zgjedhje

Hargreaves e Gërvalla diskutojnë për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Hargreaves e Gërvalla diskutojnë për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Auto Draft

Nga kërkesat sociale te ato politike, si nisi protesta studentore e 81-ës

Auto Draft

27 vjet nga beteja e Jeshkovës-Ish ushtari: Pashë vdekjen me sy

Kusari-Lila: PDK e LDK menduan se moskandidimi i Osmanit do të na dobësonte dhe kërkuan zgjedhje

Kusari-Lila: PDK e LDK menduan se moskandidimi i Osmanit do të na dobësonte dhe kërkuan zgjedhje

“Këndi i Debatit” 11.03.2026

“Këndi i Debatit” 11.03.2026

Hargreaves e Gërvalla diskutojnë për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Hargreaves e Gërvalla diskutojnë për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Auto Draft

Nga kërkesat sociale te ato politike, si nisi protesta studentore e 81-ës

Auto Draft

27 vjet nga beteja e Jeshkovës-Ish ushtari: Pashë vdekjen me sy

Asani pret fitore ndaj Polonisë

Asani pret fitore ndaj Polonisë

Leverkuseni barazon me Arsenalin

Leverkuseni barazon me Arsenalin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën