Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, ka kryer testet mjekësore te skuadra e re.
Lojtari “kuqezi” është prezantuar te skuadra e Ipswich Town, që bën gara në Championship.
Skuadra që synon të futet në Premier League pritet t’i paguajë rreth 3 milionë funte për Mehmetin te Bristol City.
Mehmeti gjatë këtij sezoni me fanellën e Bristol Cityt ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.











