TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri Çeku i drejtohet UEFA-s dhe FIFA-s, paralajmëron paligjshmëri në FFK, keqpërdorime dhe tentativa për zgjedhje të manipuluara (DOKUMENT)

by tëvë1
9 muaj ago
3
A A
Ministri Çeku i drejtohet UEFA-s dhe FIFA-s, paralajmëron paligjshmëri në FFK, keqpërdorime dhe tentativa për zgjedhje të manipuluara (DOKUMENT)

Nga një shkresë zyrtare që Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrullah Çeku, i ka dërguar drejtpërdrejt UEFA-s dhe FIFA-s, futbolli i Kosovës po tronditet nga një përplasje e hapur institucionale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Ministri Çeku e informon dhe paralajmëron UEFA-n dhe FIFA-n për paligjshmëri të rënda, keqpërdorime financiare dhe manipulim të procesit zgjedhor në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas kësaj shkrese, Ministri thekson se kjo është vazhdimësi e komunikimeve dhe bashkëpunimit institucional ndermjet MKRS, UEFA-së dhe FIFA-së që nga viti 2023, në kohën kur FFK kishte dështuar disa herë të i plotësoj kushtet ligjore për licencim. Por me angazhimin e ministrit me përfaqësuesit e UEFA-së, FIFA-se dhe FFK-së kjo e fundit ishte licencuar në vitin 2023 vetëm me kushte të qarta dhe të dokumentuara, ku ishte obliguar që brenda 6 muajve:

·       të ndryshonte nenet qartësisht jodemokratike të Statutit;

·       ta harmonizonte Statutin me Ligjin për Sport, ligjet e tjera të aplikueshme në Kosovë;

·       dhe me standardet e qeverisjes së mirë të UEFA-s dhe FIFA-s.

Po ashtu, Ministria përkujton se në atë kohë vetë UEFA dhe FIFA kishin kërkuar shprehimisht nga FFK-ja që të rregullohen dispozitat problematike që lidhen me zgjedhjen e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv. Deri më sot, këto kushte nuk janë përmbushur – përkundrazi, sipas Ministrisë, ato janë injoruar, ndërsa FFK ka tentuar t’i kamuflojë përmes deklaratave se kinse janë përmbushur, pa u përmbushur realisht.

Në shkresë theksohet se, përkundër faktit që MKRS i ka dërguar FFK-së një shkresë zyrtare dhe ka kërkuar adresimin e këtyre çështjeve para mbajtjes së zgjedhjeve, FFK vazhdon të insistojë në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor më 5 shkurt 2025. Ky veprim, sipas MKRS-së, përbën:

·       shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit në Kosovë;

·       shkelje të standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s;

·       dhe shkelje të zotimeve të dhëna gjatë procesit të licencimit dhe draftimit të Statutit në vitin 2023.

Një nga pikat më problematike të ngritura nga Ministria është mekanizmi statutor i kandidimit për kryetar, i cili kërkon 15 nënshkrime mbështetëse nga anëtarët e Federatës vetëm si kusht për t’u kandiduar për kryetar. Në një federatë si FFK, që ka 40 anëtarë gjithsej, por vetëm 26 janë të licencuar dhe me të drejtë vote, (15 nga 26) ky rregull – sipas Ministrisë – eliminon garën reale dhe e bën praktikisht të mundur vetëm një kandidaturë. Në këtë drejtim, Ministria shtron hapur pyetjen:

“A është kjo normale dhe e pranueshme për UEFA-n dhe FIFA-n?”

Më tej, shkresa e MKRS-së lë të nënkuptohet se janë kryer auditime financiare ndërkombëtare nga UEFA, FIFA dhe institucionet e Kosovës për FFK-në, ku janë konstatuar gjetje serioze, përfshirë dyshime për keqpërdorim të fondeve. Në këtë kontekst, Ministria kërkon sqarim urgjent nga UEFA dhe FIFA:

– çfarë është bërë me këto gjetje dhe a janë adresuar ato?

Gjithashtu, nënkuptohet dhe ngrihet shqetësimi se pse nuk ka as reagim institucional nga organet ligjzbatuese të Kosovës.

Përmes kësaj shkrese, Ministri Çeku ka dhënë një mesazh të qartë për UEFA-n dhe FIFA-n se ky veprim nuk është ndërhyrje politike, por zbatim i ligjit. Ministria kërkon një pozicionim të qartë dhe publik nga UEFA dhe FIFA, duke paralajmëruar se:

– zgjedhjet nuk duhet dhe nuk do të mbahen pa u përmbushur detyrimet ligjore, përndryshe Ministria do të detyrohet të veprojë sipas kompetencave të saj ligjore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Mbi 1,300 të arrestuar gjatë protestave masive në Francë

Mbi 1,300 të arrestuar gjatë protestave masive në Francë

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

“Masat e Ramës”: Protestat mund të kufizohen deri në 72 orë, ndëshkohen thirrjet për dhunë në rrjetet sociale

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën