TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

28 vjet nga sulmi i dytë – biseda e Adem Jasharit me të birin, Kushtrimin

Sot janë bërë 28 vjet që kur Serbia sulmoi për të dytën herë familjen Jashari në Prekaz. E bashkëluftëtari i heroit Adem Jashari tregon momentet e ditës së sulmit nga armiku serb.

by Fëllënza Krasniqi
3 orë ago
0 0
A A

Me nxitim iu drejtua Kullave të Jasharëve në Prekaz.

Por, krismat që i dëgjoi Emin Lati, më 22 janar të vitit 1998, shpejt ndaluan.

Më të arritur Emin Lati, kuptoi se Jasharët e Prekazit, ishin sulmuar edhe një herë.

Por, shpejt u kuptua se forcat serbe kishin dështuar për herë të dytë.

“Është ardh mixha më ka thirre në mëngjes ende pa u zdritë ka qenë tha qu se ju ranë Jasharavë, kur kam dal përjashta ishin kanë plumbat u dokshin xixat e plumbave e u  dëgjojshin krisma të mëdha. Por deri sa kemi ardh ne tek bunkeri se e kemi pas pikë takimi, deri sa kemi mbërri këtu krismat janë ndal. Janë plaguar dy vajzat pasi është zdritë është ardh një fqinjë i yni Musë Meha ia ka dhënë ndihmën e parë edhe tani janë dal nga këtu kanë shkuar tek dajtë e tyre. Nuk janë kanë të plaguara rëndë por ka qenë të plaguara”, tregon ai për Tëvë1.

Ani pse kanë kaluar 28 vjet nga sulmi i dytë mbi familjen Jashari, kujtimet e asaj ditë i ka të freskëta Emin Lati.

Madje në detaje i kujtohet biseda e komandantit legjendar, Adem Jashari me të birin, Kushtrimin.

“Më kujtohet kur kemi ardh në kullë në mëngjes, më kujtohet baci Shaban e Hamza se Ademi atë ditë nuk ka qenë  këtu. Ishte tek dajtë e vet tek Hetem Geci, më kujtohet Kushtrimi djali i Ademit ishim në korridor unë Ademi, Bashkimi. E Ademi, po e pyet Kushtrimin si ke puna që kanë hy brenda në korridor të odës, i tha babush ka qenë një djalë i shkurtë e qesharak e i kemi prit deri sa kanë hy brenda e Baci Shaban ka gju me automat e une, tha ja u kom gju bombën” thotw Lati.

Kreu i OVL-UÇK-së në Skenderaj, me Tëvë1 ka ndarë edhe momentet që i kaloi brenda familjes Jashari.

“Unë ju kam bashkangjitur Ademit në 94-en, por fati e kam pas me i qit qaj edhe para se me dal në mal, kam pas fatin me bo hyzmet e kam ardh e kam qendru këtu si fëmijë.  Unë e kam pas fatin e ndjehem shumë krenar që këytre burrave më ka ra fati me ju bo hyzmet në odën time se jemi enë familjarisht. Veç fotografi që skam me ta e fatin e kam pas me ju bo hyzmet këtyre burrave e me qenë ushtar i Adem Jasharit nuk e ndërroj me asgjë”, tregon ai.

Një histori të veçantë me Jasharët e ruan edhe Xhafer Sfarça.

Ky i fundit, kujton momentet kur bëri pazar me vet komandantit legjendar, për këtë traktor.

“Unë kam bërë tregti me traktorë në Skenderaj e hënë ishte ajo ditë, edhe ky Ademi është ardh me një motor dhe ka shiku me ble traktorin. Më ka pyetur sa është, i kam thanë 12500, çmimin e fundit i kam thënë 12 mijë e më tha okej, eja pas meje. Ata shokët që ishin aty më thanë ky  ka me ta marr traktorin e s’ka më të dhënë pare, ju thash unë jam me traktor e ky me motor nuk shkon ajo punë”, rrefen ai.

Ndryshe, vetëm 44 ditë pas sulmit të dytë, forca të mëdha serbe u kthyen serish për sulmin e tretë të marsit në Prekaz.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Veteranët akuzojnë Gjykatën Speciale për ndërhyrje në arsim dhe manipulim të opinionit

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi: Arritëm ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën