TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tarifat amerikane “gabim”, BE-ja premton përgjigje të bashkuar dhe proporcionale

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Tarifat amerikane “gabim”, BE-ja premton përgjigje të bashkuar dhe proporcionale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën ka thënë se BE-ja do të japë një përgjigjje “të palëkundur, të bashkuar dhe proporcionale” ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ajo foli në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ku po merr pjesë bashkë me liderë të tjerë evropianë.

Duke komentuar mbi tarifat e propozuara amerikanë ndaj tetë vendeve evropiane, ajo i cilësoi ato si një “gabim”, dhe përmendi marrëveshjen tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, të bërë korrikun e vitit të kaluar.

“Në politikë, ashtu si në biznes, një marrëveshje është një marrëveshje. Dhe kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të ketë një kuptim”, tha ajo, duke shtuar se evropianët i konsiderojnë amerikanët “jo vetëm aleatë, por edhe miq”.

Ajo ripërsëriti mbështetjen e plot të BE-së ndaj Grenlandës dhe Danimarkës, dhe insistoi që integriteti dhe sovraniteti i tyre territorial është i padiskutueshëm.

Në të njëjtën kohë ajo tha se BE-ja po punon për “një rritje masive të investimeve evropiane në Grenlandë”.

Megjithë këtë, ajo përmendi se Evropa mbetet e përkushtuar të punojë me SHBA-në dhe partnerët e saj për sigurinë e gjerë të arktikut.

Von der Leyen përfundoi duke theksuar nevojën që Evropa të pavarësohet, që të jetë në gjendje të përballet me rrethanat e reja të krijuara në botë.

” Çështja është se bota ka ndryshuar përgjithmonë. Ne duhet të ndryshojmë bashkë me të.”

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Rreth 50 mijë aplikime nga diaspora për votim këto gjashtë ditë, Gjermania dhe Zvicra prijnë me numër

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Serbia edhe në vitin 2025 arrestoi ish-ushtar të UÇK-së

Policia gjen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën që kishte hyrë nga Serbia

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën