Në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Në këtë protestë janë shfaqur pankarta të ndryshme ku bëhet thirrje për drejtësi dhe marrje të përgjegjësisë.
Poashtu është shfaqur edhe letra e Arlindës, e cila tri ditë para se të vritej e kishte dërguar në Prokurorinë Themelore të Pejës, dhe ku kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.
Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Arlindës./teve1.info/





