TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

1 miliard dollarë sigurojnë një vend të përhershëm në Bordin e Paqes të Trumpit për Gazën

by teve1
4 muaj ago
1
A A
1 miliard dollarë sigurojnë një vend të përhershëm në Bordin e Paqes të Trumpit për Gazën

Të paktën tetë vende të tjera kanë thënë se janë ftuar nga Shtetet e Bashkuara që t’i bashkohen Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, një organ i ri udhëheqësish botërorë që synon të mbikëqyrë hapat e mëtejshëm në Gaza.

Sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti për Associated Press, një kontribut prej 1 miliard dollarësh siguron anëtarësim të përhershëm në bordin e udhëhequr nga Trump në vend të një emërimi tre-vjeçar, i cili nuk ka kërkesë për kontribut.

Sipas zyrtarit, paratë e mbledhura do të shkonin për rindërtimin e Gazës.

Njëri nga liderët evropian të ftuar për t’u bashkuar me bordin, e cili ka pranuar ftesën, është edhe kryeministri hungarez, Victor Orban, që njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenjë të Trump në Evropë.

Edhe Kryetari i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, gjithashtu e ka pranuar, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme.

India ka marrë një ftesë, tha një zyrtar i lartë qeveritar me njohuri për çështjen, duke folur në kushte anonimiteti pasi informacioni nuk ishte bërë publik nga autoritetet.

Australia është ftuar dhe do ta diskutojë këtë me SHBA-në “për të kuptuar siç duhet se çfarë do të thotë kjo dhe çfarë përfshihet”, ka thënë zëvendëskryeministri Richard Marles për Australian Broadcasting Corp. të hënën.

Jordania, Greqia, Qiproja dhe Pakistani thanë të dielën se kishin marrë ftesa. Kanadaja, Turqia, Egjipti, Paraguai, Argjentina dhe Shqipëria kanë thënë tashmë se janë ftuar. Nuk ishte e qartë se sa veta janë ftuar gjithsej.

SHBA-të pritet të shpallin listën e tyre zyrtare të anëtarëve në ditët në vijim, me shumë mundësi gjatë takimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Shtëpia e Bardhë javën e kaluar njoftoi gjithashtu një komitet ekzekutiv udhëheqësish që do të zbatojnë vizionin e Bordit të Paqes, por Izraeli të shtunën kundërshtoi se komiteti “nuk ishte i koordinuar me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij”, pa dhënë detaje.

Anëtarët e komitetit ekzekutiv përfshijnë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Rubio, të dërguarin e Trump, Steve Ëitkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe zëvendëskëshilltarin e sigurisë kombëtare të Trump, Robert Gabriel, së bashku me një pronar biznesi izraelit, miliarderin Yakir Gabay.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën