TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Quni distancohet nga manipulimi i votave në Prizren: Më është njollosur personaliteti e karriera

by TËVË 1
2 muaj ago
2
A A
Quni thotë se FSK do t’i arrijë shkathtësitë për tu përballë me ushtri në vitin 2028

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka reaguar publikisht lidhur me raportimet për parregullsi dhe manipulime të votave në Qendrën e Numërimit në Prizren, duke mohuar çdo përfshirje personale në këto zhvillime.

Quni ka theksuar se çdo rritje e votave në emrin e tij është bërë pa dijeninë dhe pa vullnetin e tij, duke e cilësuar këtë veprim si cenim serioz të procesit zgjedhor.

“Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore. Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit”, ka thënë Quni në një postim në Facebook.

Ai ka vlerësuar se manipulimi i dyshuar ka dëmtuar rëndë imazhin dhe karrierën e tij politike, duke e cilësuar gjithë procesin si një operacion kriminal që ka njollosur personalitetin dhe besueshmërinë e ndërtuar ndër vite te elektorati.

Deputeti i LDK-së ka kërkuar ndjesë publike ndaj kandidatëve të tjerë, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favor të tij, duke theksuar se gara zgjedhore duhet të jetë e ndershme dhe çdo votë duhet t’i takojë atij që e ka fituar me meritë.

Në fund, Quni ka deklaruar se është plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë me Policinë, Prokurorinë dhe institucionet e tjera relevante për të zbardhur këtë skandal deri në fund, duke theksuar se e vërteta është mbrojtja e tij e vetme.

Tags: Anton QuniKQZLDKrinumerimi i votaveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën