TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykimi “pa media” i ministres – I tërë gjykimi për rezervat shtetërore me dyer të mbyllura

I gjithë procesi gjyqësor kundër ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura. Ky vendim që u mor për shkak të konfidencialitet, nuk po mirëpritet nga njohës të drejtësisë.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
1 0
A A

I tëri procesi gjyqësor ndaj katër të akuzuarve për keqpërdorim me rezerva shtetërore, ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish zyrtarëve të MINT, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi, do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Këtë vendim mori Gjykata Themelore në Prishtinë, nën arsyetimin se pjesë e akuzës janë informacionet konfidenciale dhe sekrete shtetërore.

Mirëpo, kjo mbyllje e tërësishme e gjyqit për rezerva shtetërore nuk po mirëpritet nga njohës të drejtësisë.

“Kodi i Procedurës Penale lejon mbylljen e pjesshme dhe të tërësishme të seancës. Në rastin konkret vlerësoj se ka qenë e mjaftueshme mbyllja e pjesshme për faktin se do të mund të mbaheshin seancat e mbyllura vetëm në çështjet kur diskutohet përkitazi me çështjet vërtet janë objekt ose çështje sekreti. E të tilla ligji për rezerva shtetërore i përcakton tri elemente, plani strategjik për rezerva, plani vjetor dhe vendndodhja, në rast se eventualisht do të mund të ishin objekt i akuzës, por me aq sa kemi parë nuk janë”, deklaroi avoakti Ardian Bajraktari.

Parimi i publicitetit, sidomos në këtë rast ku aktakuza ndërlidhet me dëmtim të buxhetit të shtetit, sipas avokatit Xhevdet Smakiqi, do duhej të garantohej nga gjyqësori.

“Pothuajse i gjithë gjykimi të jetë publik, për arsye se kemi të bëjmë me dëmtimin apo palën e dëmtuar që në këtë rast është Qeveria e Republikës së Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës dhe taksat e qytetarëve. Unë jam kundër që të mbahet i gjithë procesi në mënyrë të mbyllur, pa publikun derisa nëse ka ndonjë dokument i cili nuk duhet t’i nënshtrohet për shkak të sekreteve shtetërore, për shkak se ka dispozita në ligjin për rezerva shtetërore se cilat elemente janë sekret shtetëror, mandej aty duhet të kemi edhe certifikatën e organeve të sigurisë. Në këtë rast edhe mund të mbyllet, por konsideroj se mbyllja e procesit nuk është në pajtim me parimin e publicitetit dhe i cili duhet të ndjeket”, thotë avokati Xhevdet Smakiqi.

Në fillim të kësaj jave u mbajt shqyrtimi fillestar në këtë çështje, ku edhe u mor vendimi për mbyllje të tij, pas kërkesës së mbrojtjes së dy të akuzuarve, Hajdari dhe Lipovica.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dosjet të shfrytëzohen që Serbia të paditet për gjenocid” – Gjykimi dhe hetimi i krimeve të luftës

“Dosjet të shfrytëzohen që Serbia të paditet për gjenocid” – Gjykimi dhe hetimi i krimeve të luftës

Rreziku i mbylljes së Universitetit të Ferizajt, Rektori: Shqetësuese, nëse nuk ka reflektim do marrim masa

Rreziku i mbylljes së Universitetit të Ferizajt, Rektori: Shqetësuese, nëse nuk ka reflektim do marrim masa

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër, i bëhet thirrje Serbisë t’i hapë arkivat

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër, i bëhet thirrje Serbisë t’i hapë arkivat

Vdekja tragjike e 26-vjeçarit – Institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar

Zjarre të mëdha përfshijnë Turqinë, evakuohen banorë dhe mbyllet një autostradë

Zjarre të mëdha përfshijnë Turqinë, evakuohen banorë dhe mbyllet një autostradë

​Punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, subjekte serbe kërkojnë ndërhyrje ndërkombëtare

​Punimet në zonën e Manastirit të Deçanit, subjekte serbe kërkojnë ndërhyrje ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën