TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

2 mijë banesa dhe 12 mijë hektarë tokë të përmbytura, BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

by teve1
4 muaj ago
0
A A
2 mijë banesa dhe 12 mijë hektarë tokë të përmbytura, BE aktivizon Mekanizmin e Emergjencës në Shqipëri

Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Mekanizmin Europian të Emergjencave civile, ka aktivizuar vlerësimin e situatës pas reshjeve të fundit nga Sateliti Copernicus për zonat e përmbytura.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Mekanizmit Europian të emergjencës, që ka vëzhguar reshjet pas njoftimit të mediave dhe ka aktivizuar monitorimin më datë 9 janar.

Prej datës 6 janar 2026, reshjet intensive kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Vjosa, duke përmbytur qindra banesa në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ekipet e emergjencës punuan pa pushim për të evakuuar dhjetëra banorë të bllokuar, konstaton vëzhgimi europian me raportime nga Shqipëria.

Sipas të dhënave të satelitit Copernicus, rreth 12 350 persona, 1 918 ndërtesa dhe 438 kilometra rrugë mund të jenë prekur nga përmbytjet në 13 zona të interesit.

“Një pjesë e madhe e tyre është në qytete dhe fshatra përgjatë Vjosës dhe lumit Seman, ndërsa situata vijon të monitorohet nga ajri dhe imazhet satelitore”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Mekanizmit europian.

Raportimi i situatës në kohë reale synon të ofrojë një pasqyrë të shpejtë dhe të saktë të gjendjes dhe të ndihmojë në planifikimin e ndihmës dhe rimëkëmbjes, vlerëson i njëjti burim.

Shqipëria u bë anëtare e Mekanizmit, zyrtarisht në nëntor të vitit 2022, ndërkohë që ka përfituar edhe më parë nga ekipet e mbrojtjes civile të BE-së për situata si tërmeti i vitit 2019 dhe zjarret e verës në vitet në vijim përmes këtij sistemi.

Burime të besueshme i thanë Televizionit Publik se përfaqësues të Mekanizmit Europian të Emergjencave ndodhen aktualisht në Shqipëri./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur e disa të plagosur pasi një makinë përplaset me turmën në qytetin gjerman të Leipzigut

Dy të vdekur e disa të plagosur pasi një makinë përplaset me turmën në qytetin gjerman të Leipzigut

BE-ja “e përgatitur për çdo skenar” pas kërcënimeve të Trumpit për tarifat e makinave

BE-ja “e përgatitur për çdo skenar” pas kërcënimeve të Trumpit për tarifat e makinave

Ushtria izraelite pranon se ka bombarduar 500 vende në Liban që nga armëpushimi

Ushtria izraelite pranon se ka bombarduar 500 vende në Liban që nga armëpushimi

Irani akuzon SHBA-në se ka sulmuar anije civile, duke vrarë 5 persona në Ngushticën e Hormuzit

Irani akuzon SHBA-në se ka sulmuar anije civile, duke vrarë 5 persona në Ngushticën e Hormuzit

​KQZ miraton specifikat për fletëvotime, mbi 1.8 milion do të shtypen për zgjedhjet e 7 qershorit

​KQZ miraton specifikat për fletëvotime, mbi 1.8 milion do të shtypen për zgjedhjet e 7 qershorit

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

Yjet që u veshën më së miri në Met Gala 2026

Yjet që u veshën më së miri në Met Gala 2026

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi kërkon golin ndaj Villarrealit

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari, rezervist ndaj Atalantas

Prishtina ankohet në vendimin e KD-së

Superliga, xhiro hapet të mërkurën në Hajvali

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën