Sipas raportimeve të mediave spanjolle, presidenti Florentino Pérez ka vendosur t’u japë lojtarëve një motivim shtesë për finalen ndaj Barcelonës, duke rritur bonuset financiare për fitimin e Superkupës.
Fillimisht, çdo lojtar ishte paraparë të përfitonte nga 150 mijë euro bonus për triumfin në Arabinë Saudite.
Megjithatë, Pérez ka vendosur ta rrisë shumën në 200 mijë euro për lojtar, një vendim që tregon qartë sa i rëndësishëm është ky trofe për klubin madrilen.








