TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të gjithë sytë te Kosova, besim i plotë mbi dardanët para ndeshjeve të playoff-it për Botërorin 2026

by tëvë1
1 ditë ago
1
A A
Të gjithë sytë te Kosova, besim i plotë mbi dardanët para ndeshjeve të playoff-it për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vlerësohet pozitivisht për rrugëtimin e deritanishëm drejt play-offit për Botërorin 2026, me theks të veçantë në punën e trajnerit Franco Foda dhe rritjen e dukshme të cilësisë së ekipit.

Pasi doli si e dyta nga një grup i vështirë me shtete si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, Kosova do të ballafaqohet me Sllovakinë në muajin mars të këtij viti në ndeshjen e playoff-it.

Profesori universitar dhe analisti Malsor Gjonbalaj vlerëson se puna e trajnerit Franco Foda ka qenë e suksesshme jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe organizativ.

“Mendoj që një punë profesionale, sidomos e bërë nga trajneri Foda, mendoj që ka rezultuar shumë suksesshëm, sepse veç tjerave dhe veç aspektit sportiv, mendoj që ka vënë një rend dhe një disiplinë dhe një vizion të shëndoshë për ekipin tonë. Pastaj është një faktor shtesë, rritja e futbollistëve tanë në klubet në të cilat po luajnë, është evidente. Tashmë nuk jemi skuadër me futbollistë që nuk luajnë, që nuk kanë minutazh, po jemi ekip që kemi futbollistë bartës të lojës dhe jo vetëm bartës të ekipeve në liga dosido, por në liga shumë të njohura si liga spanjolle, liga italiane, Bundesliga e kështu me radhë. Në këtë drejtim, mendoj që kemi një rritje goxha të mirë të cilësisë dhe mendoj që kemi një perspektivë të ndritur dhe mendoj që po bëhen hapat e duhur”, thotë Gjonbalaj për KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes vendimtare ndaj Sllovakisë në muajin mars, Gjonbalaj thekson se Kosova nuk është aspak inferiore ndaj tyre.

Nuk është skuadra sllovake një skuadër shumë cilësore, është një skuadër e cila e ka përvojën e duhur në këto gara, është një skuadër që ka futbollistë dhe individualisht që dinë të luajnë mirë futboll, ka një skuadër e cila është homogjene dhe veç kësaj luan dhe në terrenin vendas. Tash, në aspektin sportiv ky terreni vendas në këto ndeshje nuk është që luan një rol shumë vendimtar. Megjithatë, ka një rol. Aq më tepër ka një rol për neve si Kosovë të luajmë në Sllovaki, në një vend i cili nuk e njeh Kosovën, me tifozeri e cila po kështu është kundër Kosovës, me një atmosferë mediale kundër Kosovës… Skuadra duhet të shkojë atje shumë e qetë, e përgatitur maksimalisht, profesionalisht në aspektin psikologjik, në mënyrë që më pas, duke qenë e përgatitur në aspektin psikologjik, me pas mundësi që ta shtrojë mirë taktikën e lojës dhe të shkojë krejtësisht ngadalë te rezultati, pa ndonjë nguti, pa ndonjë eufori. Sepse ndeshja është, me thënë të drejtën, është ndeshje e vështirë. Është një ndeshje e vështirë sepse vetë faktori që është determinues, eliminimi nga gara e bën ndeshjen të vështirë, e bën për të dyja palët sigurisht. Por ne jemi atje mysafirë, edhe në këtë aspekt duhet të jemi shumë të matur”, thotë tutje Gjonbalaj.

Trajneri Genc Sermaxhaj e sheh përballjen Sllovaki – Kosovë si të barabartë. Ai konsideron se për dardanët, kjo është një ndeshjet jashtëzakonisht e vështirë.

“Duhet ta dimë që Sllovakia edhe më përpara ka qenë pjesë e botërorëve dhe evropianëve. Është një kombëtare me shumë përvojë, pavarësisht që nuk ka shumë futbollistë të cilët luajnë nëpër liga të mëdha e ekipe të mëdha siç i kemi ne, duke filluar me Muriqin, tani së fundmi edhe me Zhegrovën te Juventusi, me treshen e mëparshme që e përmenda tek Hoffenheimi, por ka një ekip shumë kompakt, me përvojë, dhe si kombëtare me përvojë, kështu që është një përballje shumë e vështirë dhe aspak nuk mund të themi që Kosova e ka të lehtë siç po pretendohet. Mund të jetë një përballje disi e barabartë, 50-50, ku mundësitë edhe janë edhe të Kosovës, po edhe të Sllovakisë që të kalojnë tutje. Gjithmonë ndeshja e para apo e radhës e cila vjen, është më e vështirë dhe më e rëndësishme. Kështu që mendoj që është një përballje shumë e vështirë, po dëshira e të gjithë neve është që Kosova të kalojë këtë ndeshje e të presë në ndeshjen e dytë njërin prej kundërshtarëve të mundshëm, siç është Turqia e Rumania”, deklaron Sermaxhaj.

Ndërkohë, trajneri Robert Gjeraj shpreh optimizëm të hapur për kualifikim, sidomos në fitore ndaj Sllovakisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FC Prishtina forcohet në mbrojtje

FC Prishtina forcohet në mbrojtje

Milani barazon me Fiorentinan

Milani barazon me Fiorentinan

Luis Enrique: Kemi ende nevojë për përmirësim, por jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin

Enrique flet hapur për kontratën e tij

Mallorca në pritje të golave të Muriqit

Muriqi shënon, Mallorca humb nga Rayo

Lirohet për qarkullim rruga në fshatin Sojevë

Lirohet për qarkullim rruga në fshatin Sojevë

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që nuk e njohën frikën

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që nuk e njohën frikën

FC Prishtina forcohet në mbrojtje

FC Prishtina forcohet në mbrojtje

“’Prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ shkel identitetin e fëmijëve”- Shkolla “Elena Gjika” jep sqarim

Nesër në Prishtinë fillon gjysmëvjetori i dytë

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Pesë minatorë u bllokuan mbi 8 orë në minierën e “Trepçës”

Milani barazon me Fiorentinan

Milani barazon me Fiorentinan

Luis Enrique: Kemi ende nevojë për përmirësim, por jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin

Enrique flet hapur për kontratën e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën