TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Gjermania pritet të përballet me atë që meteorologët e kanë vlerësuar gjendje të rënduar si pasojë e reshjeve të shtuara të borës, këtë fundjavë.

Kjo situatë që po shkon duke u përkeqësuar, ka detyruar anulimin e disa aktiviteteve zyrtare, përfshirë edhe mbylljen e shkollave. Po ashtu, është raportuar edhe për vonesa në fluturime dhe telashe në rrugë e zona të thella, në disa pjesë të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) e ka parashikuar motin e fundjavës si “ekstrem”, duke paralajmëruar se në disa rajone mund të bien deri në 20 centimetra dëborë gjatë së premtes.

Është thënë po ashtu se “kombinimi i erës dhe dëborës” mund të sjellë kaos dhe të shkaktojë ndërprerje të mëdha në komunikacion, përfshirë bllokime rrugësh dhe probleme serioze në qarkullim, raporton DPA, përcjell Kosovapress.

Sipas parashikimeve, stuhia “Elli” pritet ta arrijë kulmin e saj të premten, përpara se të dobësohet dhe të lëvizë drejt lindjes, në drejtim të Republikës Çeke, të shtunën.

Për shkak të këtyre paralajmërimeve, partia në pushtet CDU ka anuluar takimin e saj të parë madhor të vitit që ishte paraparë të mbahet të premten dhe të shtunën, në Mainz. Zëdhënësja e kësaj partie tha të enjten se vendimi u mor për shkak të rrezikut nga moti ekstrem dhe anulimeve të paralajmëruara të trenave dhe fluturimeve./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën