TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBASHK: Nuk lejojmë kthimin në shkolla pa u garantuar kushte të sigurta

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Në QPS çdo ditë raportohen raste të dhunës në shkolla

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vlerëson se reshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet e ditëve të fundit kanë krijuar rrezik serioz për sigurinë në shumë shkolla dhe për familjet e punëtorëve të arsimit. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune e mësimi.

Kjo situatë, siç thonë ata, ka dëshmuar edhe një herë se infrastruktura shkollore mbetet e pambrojtur dhe se reagimi institucional shpesh vjen vetëm pas presionit dhe shqetësimit publik.

Kjo sindikatë ka përkrahur vendimet e disa Drejtorive Komunale të Arsimit, si dhe vendimin e MASHTI-t për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar, duke vlerësuar se siguria e nxënësve dhe punëtorëve të arsimit duhet të jetë mbi çdo interes tjetër.

Megjithatë, thonë se, shtyrja e mësimit nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me veprime konkrete.

“SBASHK kërkon që urgjentisht: Inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat; Vlerësim real të gjendjes së objekteve shkollore; Sanim të menjëhershëm të dëmeve dhe eliminim të çdo rreziku për nxënësit dhe mësimdhënësit; Transparencë dhe përgjegjësi institucionale”, thotë SBASHK-u.

SBASHK e ka veçuar kërkesën për inspektime urgjente në komunat më të prekura nga përmbytjet, siç janë: Drenasi, Malisheva, Suhareka, Fushë Kosova, Klina, Gjakova, Dragashi dhe komunat e tjera ku janë raportuar dëme serioze.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune e mësimi.

“SBASHK nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. Nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj. Siguria nuk negociohet. SBASHK – në mbrojtje të punëtorëve të arsimit”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor të nisë më 12 janar. Shtyrja u bë pas situatës së krijuar nga vërshimet në disa komuna.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Vdes ish-pronari i Chelseas

Tërmet në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Zyrtare: Maldini rikthehet te Kombëtarja e Italisë si drejtor teknik, edhe Leonardo pjesë e projektit të ri

Zyrtare: Maldini rikthehet te Kombëtarja e Italisë si drejtor teknik, edhe Leonardo pjesë e projektit të ri

Norvegji – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Norvegji – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Vdes ish-pronari i Chelseas

Tërmet në Kosovë

Pas shkëlqimit me Gjilanin, futbollisti i njohur e vazhdon karrierën në Marok

Pas shkëlqimit me Gjilanin, futbollisti i njohur e vazhdon karrierën në Marok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën