TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të zhdukur, por jo të harruar – 26 vjet pas luftës, kërkimi për të pagjeturit ende pa përgjigje

Edhe pse lufta në Kosovë përfundoi në 1999, shumë familje vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e zhdukur. Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet për të pagjeturit dhe refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, ndërsa institucionet e Kosovës kanë avancuar gërmimet dhe identifikimet e trupave. Familjet dhe autoritetet e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe presion ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
2 0
A A

Ai mes tjerash ka kërkuar që t’i ushtrohet presion më i madh Serbisë nga ndërkombëtarët.

“Serbia po refuzon zbatimin e marrëveshjeve që nga 5 maji i vitit 2023. Edhe nga këtu i bëjmë thirrje Serbisë që të vazhdojë t’i zbatojë thjesht zotimet e saj, ato që vetë i ka pranuar në letër”.

Antropologu mjeko-ligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, ka dhënë detaje mbi ecurinë e gërmimeve në lokacionin e fundit në rajonin e Rahovecit.

“Deri më tani kemi gjetur mbetjet mortore të një individi, si dhe disa pjesë kockore që ende duhet të verifikohen nëse janë me interes mjeko-ligjor apo jo. Ajo që është me rëndësi është se mbetjet mortore të këtij individi janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore, përkatësisht autopsisë”, deklaroi Haliti.

Haliti ka treguar se edhe në të kaluarën është punuar në këtë zonë nga Tribunali i Hagës.

“Ky është një lokacion në të cilin është punuar edhe në të kaluarën, përkatësisht nga Tribunali i Hagës dhe ekipet e UNMIK-ut. Megjithatë, falë punës analitike të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe institucioneve tona, është arritur në përfundimin se ekziston mundësia që një numër viktimash, përkatësisht personash të zhdukur, ende të jenë të varrosur në këtë lokacion”.

Edhe krerët më të lartë të vendit vazhdimisht i kamë bërë thirrje ndërkombëtarëve që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Jemi me familjet në përpjekjet tona të vazhdueshme për drejtësi dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për këtë krim të përsëritur. I bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë aleatëve tanë, të gjithë miqve tanë ndërkombëtar që t’i bëjnë presion të vazhdueshëm Serbisë, ktij shteti gjenocidal”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.

“Mohimi i drejtësisë ndaj viktimave tona të luftës së fundit, në fakt paraprihet nga mohimi i krimeve të kryera nga Serbia që e bën Beogradi zyrtar. Në njërën anë ne, i falënderojmë partnerët dhe miqtë ndërkombëtar për mbështetjen që po na e japin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Edhe sa i përket mbështetjes profesionale edhe sa i përket asaj teknologjike, por njëkohësisht kërkojmë nga ata të bëjnë më shumë trysni mbi pushtetin në Beograd”, deklaroi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lutfie Vokshi shpreson që një ditë të mësojë të vërtetën për fatin e vëllait të tij, Adem Ademi, i cili vazhdon të jetë ndër të zhdukurit me dhunë tash e 25 vjet.

“Të gjallë ma kanë marrë vëllaun dhe të gjallë duhet të ma kthejnë”, tha Vokshi.

Shteti serb vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë dhe refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Tags: personat e zhdukurTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk kanë siguruar përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Meta përballet me gjobë rekord për akuzat lidhur me fëmijët dhe rrjetet sociale

Irani u bën thirrje vendeve myslimane të mos lejojnë sulmet nga territori i tyre

Irani u bën thirrje vendeve myslimane të mos lejojnë sulmet nga territori i tyre

PDK do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Deharit

PDK do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Deharit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën