TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

by teve1
2 orë ago
0
A A
Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Fillimi i vitit 2025, Rripin e Gazës e gjeti me mbi 45,000 persona të vrarë, ndërsa bombardimet izraelite, uria dhe të ftohtit kishin kapluar territorin.

Në mes përshkallëzimit të protestave mbarëbotërore që kërkonin ndalimin e luftës, përfshirë edhe ato në Izrael që kërkonin marrëveshje për kthimin e pengjeve, Izraeli detyrohet të bëhet pjesë e tavolinës së dialogut në Katar.

Me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, u arrit një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit i cili hyri në fuqi më 19 janar.

Palestinezët filluan të ktheheshin në atë që kishte mbetur nga shtëpitë e tyre, në kërkim të të afërmve të tyre që kishin mbetur nën rrënoja.

Lehtësimi për banorët e Gazës nuk zgjati shumë pasi Izraeli prishi marrëveshjen ende pa hyrë në fazën e dytë, më 18 mars, duke rifilluar sulmet ajrore në Gaza. Vetëm disa ditë më pas mbeten të vrarë më shumë se 700 persona, përfshirë dhe shumë fëmijë.

Ofensivës intensive izraelite i parapriu një bllokadë totale e ndihmës më 2 mars në të gjithë territorin, e cila më pas do të dërgonte popullsinë në një krizë të ashpër urie.

Kurse, bota u trondit më 23 mars, kur forcat izraelite vranë 15 mjekë të cilët po shkonin në një operacion shpëtimi, e të cilët u varrosën në atë që OKB e quajti një “varr masiv”- krim të cilin Izraeli e pranoi por nuk u dënua asnjëherë për të.

Bombardimet dhe uria në Gaza vazhduan edhe për në muajt në vijim pandërprerë, ku në maj, UNICEF dhe WFP me një deklaratë të përbashkët paralajmëruan se kriza e urisë në Gaza tashmë ka arritur nivele alarmante.

Megjithë këtë, më 4 qershor, SHBA-ja vendosi veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte ndalimin e luftës në territor dhe largimin e kufizimeve të ndihmës nga Izraeli. Të 14 anëtarët tjerë të Këshillit votuan në favor të rezolutës.

Në përpjekje për të thyer këtë bllokadë nga ana e Izraelit, më shumë se 500 njerëz nga e gjithë bota u nisën në korrik për në Gaza për të dërguar ndihma përmes Flotës Globale Sumud e përbërë nga 40 anije, por të njëjtit u ndaluan më 1 gusht afër Gazës në ujërat ndërkombëtare, ku aktivistët u arrestuan nga forcat detare izraelite, dhe ndihmat u konfiskuan.

Më 22 gusht, pas një krize të gjatë urie, autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore konfirmon zyrtarisht se në Gaza ka zi buke dhe se kishte gjasa që ajo të përhapej në të gjithë territorin pa një armëpushim dhe pa i dhënë fund kufizimeve.

Deri në fund të gushtit numri total i vdekjeve nga uria në enklavë arriti në 313, përfshirë 119 fëmijë.

Më 25 gusht, ushtria izraelit goditi me dron Spitalin Nasser në Gaza, duke lënë të vrarë të paktën 19 persona, në mesin e tyre edhe 4 gazetarë nga agjencitë më të mëdha perëndimore të lajmeve. Izraeli ka vrarë më shumë se 50 gazetarë në Gaza vetëm gjatë vitit 2025.

Më 16 shtator 2025, pas afër dy vitesh luftë, Komisioni Hetimor i OKB-së arrin në përfundimin se Izraeli ka kryer dhe vazhdon të kryejë gjenocid në Gaza.

Në arenën ndërkombëtare, kjo pasohet nga një vendim historik pak ditë më vonë, më 21 shtator, ku Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia shpallin njohjen zyrtare të shtetit palestinez. Njohja e tyre pasohet edhe nga Franca, Luksemburgu, Portugalia, Monako e Malta.

Pas protestave masive ndëkombëtare dhe në vet shtetin e Izraelit, si dhe dështimit të gjetjes së pengjeve nga ushtria izraelite,  më 29 shtator, Trump prezantoi një marrëveshje paqeje prej 20 pikash që synonte t’i jepte fund luftës dyvjeçare në Gaza.

Ai përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve, çarmatimin e Hamasit dhe përfundimin e ofensivës ushtarake izraelite.

Më 10 tetor, Izraeli dhe Hamasi nënshkruajnë një marrëveshje armëpushimi në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Armëpushimi i brishtë u pasua më shkelje të vazhdueshme nga ana izraelite, më i madhi prej tyre kur  më 28 tetor, ushtria izraelite vrau më shumë se 100  persona brenda natës.

Lufta dy vjeçare e Izraelit në Gaza ka lënë të vrarë më shumë 72,000 persona, mbi 25,000 prej tyre vetëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Enklava e shkatërruar nga lufta vazhdon të përballet me krizë humanitare, teksa më shumë se 90 për qind e territorit është shëndërruar në rrënoja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Bullgaria kalon në euro, Radev: Nuk është vetëm zgjidhje ekonomike apo monedhë – është shenjë përkatësie

Bullgaria kalon në euro, Radev: Nuk është vetëm zgjidhje ekonomike apo monedhë – është shenjë përkatësie

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën