TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjatë vitit 2025 u shënua rritje e numrit të vrasjeve në Kosovë

Gjatë vitit 2025 u shënua një rritje e vrasjeve në vend, ku sipas të dhënave janë regjistruar 18 vrasje. Detaje na sjellë kronika në vazhdim.

by Lindrit Zejnullahu
3 orë ago
1 0
A A

Viti 2025 ka shënuar rritje të numrit të vrasjeve në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë 2024-ës ishin regjistruar 17 raste të vrasjeve.

Ndërkohë, vetëm në periudhën janar-gusht të vitit 2025 ndodhën 14 raste të tilla.

E deri në fund të dhjetorit, numri arriti në 18.

Por, cilat ishin rastet e vrasjeve që tronditën Kosovën gjatë vitit që po e lëmë pas?

Më 29 janar, Bekim Vari ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij, pasi prej një kohe nuk kishin dëgjuar për të.

Policia nisi hetimet, dhe në bashkëpunim me qytetarë gjetën trupin e pajetë të Bekim Varit, në malet e fshatit Manastirc të Ferizajt. Vrasjen dyshohet se e kreu shoku i tij i ngushtë me të cilin ishte momentet e fundit, e që u arrestua.

Rast i ngjashëm ndodhi edhe në Gllamnik të Podujevës, ku më 4 shkurt në malet e fshatit në një veturë u gjetën disa eshtra njeriu.

Policia nuk kishte treguar se a kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i ishin gjetur eshtrat.

Po në muajin shkurt, në Skënderaj një person u vra brenda një kafiterie e që dorasi ishte kushëriri i viktimës, nga një fshat i këtij qyteti.

As muaji mars nuk ishte i qetë, ku brenda tri ditësh ndodhën tri vrasje me katër viktima.

Në një nga rrugët e qytetit të Vushtrrisë, një i ri u vra pasi u ther me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

E të nesërmen, më 24 mars në fshatin Stanovc një burrë qëlloi me armë zjarri ndaj një gruaje, ku në vendngjarje ai mbyti edhe vetën.

Më 25 mars, një qytetar mbeti i vrarë, pasi dy persona hynë në një lokal në kryeqytet dhe shtinë me armë në drejtim të tyre.

Edhe muaji prill nisi me një rast tragjik, ku duke hyrë brenda banesës së tij në Kaçanik, prapa shpinës u qëllua për vdekje zyrtari policor, Muhamed Lika.

Tri javë pas, u arrestuan disa persona të cilët gjenden në paraburgim. Ata dyshohet se e kryen këtë vepër penale.

Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tyre.

Edhe në maj ndodhën raste tragjike të vrasjeve, ku të martën e parë të muajit një burrë në Prizren vrau me thikë vajzën e tij derisa ishte në gjumë, dhe lëndime i shkaktoi gruas së tij.

Tri ditë pas, në një kompleks banesor, F.I vdiq në rrethana të paqarta e që dyshohet se plagët me thikë i mori nga një person tjetër.

As muaji gusht nuk ishte i qetë, pasi Enver Bajraktari nga Baica e Lipjanit u raportua i zhdukur nga familja.

Ai u gjet i groposur në arat e këtij fshati, e që disa ditë më pas për veprën penale u arrestua një nga komshinjtë e tij.

Këtë muaj ndodhi edhe një tjetër vrasje, ku në Prizren një i ri u ther me thikë nga një person, e që e gjithë kjo dyshohet se nisi pas përleshjes me qenë mes tyre.

Një ditë pas, ndodhi një tjetër rast që tronditi vendin.

I arrestuari për fajde, Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij në një kafiteri në qendër të Gjilanit kryen një vrasje të trefishtë.

Babë e bir dhe një tjetër person mbetën të vrarë në vend, pas fjalosjes që dyshohet se ishte bërë në vendin e krimit.

Katër muaj pas, autorët e vrasjes janë ende të pakapshëm për shtetin, pasi që kishin arritur të iknin nga vendi i ngjarjes.

24 orë pas, në Veternik po ashtu u krye tjetër vrasje ku viktima dyshohet u privua nga jeta pas një fjalosjeje për parking.

Brenda veturës, para shtëpisë së tij u vra edhe Arbër Havolli në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Dorasi u arrit të lokalizohet dhe të arrestohet.

Rreth një javë pas, në Balaj të Ferizajt Brahim Ramusaj u vra nga djali i axhës së tij. Dyshimet janë se vrasja ndodhi për çështje pronësore.

Pas katër ditësh, një tjetër rast ndodhi edhe në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ku i dyshuari pas afër dy javësh në arrati, u kap nga organet e rendit.

Ndërkaq, një tjetër vrasje që tronditi opinionin ishte me 6 nëntor në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Aty dhëndërri vrau me armë zjarri dy vëllezërit e gruas brenda oborrit të shtëpisë, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Pas një dite ai u arrestua nga Policia e Kosovës, pak kilometra nga vendi i krimit.

Për këto vrasje dhe nivelin e kriminalitet në vend, Tëvë1 ka pyetur edhe Policinë e Kosovës por që të njëjtit deri në publikim të kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha: Daci la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë

Basha: Daci la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë

Osmani: Kontributi i Nexhat Dacit do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës

Osmani: Kontributi i Nexhat Dacit do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Zjarr i qëllimshëm në një market në Drenas, i dyshuar një i mitur nga Holanda

Një grua dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga dy persona në një motel në Fushë-Kosovë

Një grua dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga dy persona në një motel në Fushë-Kosovë

Bota në 2025: Luftë, shpresë dhe momente historike në mes të krizave botërore

Zohran Mamdani, 34 vjeç, udhëheq Nju Jorkun pas betimit mbi Kuranin

Zohran Mamdani, 34 vjeç, udhëheq Nju Jorkun pas betimit mbi Kuranin

Një grua dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga dy persona në një motel në Fushë-Kosovë

Një grua dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga dy persona në një motel në Fushë-Kosovë

Tragjedi në Bypass-in e Tepelenës, humbin jetën tre të rinj, një 19-vjeçare në gjendje të rëndë

Tragjedi në Bypass-in e Tepelenës, humbin jetën tre të rinj, një 19-vjeçare në gjendje të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën