Gjysma e votave të kandidatëve për deputetë janë numëruar tashmë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar rezultatet e përditësuara.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me disa nga kandidatët me të votuar ne garën për deputetë.
Në krye qëndron kryetari i partisë, Albin Kurti, me 172,610 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 134,395 vota. Në vend të tretë renditet Albulena Haxhiu me 70,222 vota, ndërsa Hekuran Murati ka marrë 69,572 vota.
Më poshtë renditen edhe Donika Gërvalla-Schwarz me 62,013 vota, Xhelal Sveçla me 55,931 vota dhe Hajrulla Çeku me 51,970 vota.
Lista përfundon me Avni Deharin 46,101 vota, Mimoza Kusari Lila (43,073 vota) dhe Ejup Magedoncin 39,238 vota. /teve1.info/




