TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare

by TËVË 1
2 muaj ago
2
A A
Kosova në zgjedhje pas bllokadës njëvjeçare

Kosova shkoi në zgjedhje të dielën, me partinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që synon të sigurojë shumicën për t’i dhënë fund një ngërçi politik njëvjeçar, i cili ka paralizuar parlamentin dhe ka vonuar financimet ndërkombëtare për shtetin më të ri të Evropës, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Votimi është i dyti këtë vit në Kosovë, pasi partia e Kurtit, Vetëvendosje, nuk arriti shumicën në shkurt.

Muaj të tërë bisedimesh të dështuara për koalicion e shtynë presidenten Vjosa Osmani ta shpërndajë parlamentin në nëntor dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Dështimi për ta formuar qeverinë dhe për ta rihapur parlamentin do ta zgjaste krizën në një moment kritik. Ligjvënësit duhet të zgjedhin një president të ri në prill dhe të ratifikojnë marrëveshje huaje në vlerë 1 miliard euro nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, të cilat skadojnë në muajt e ardhshëm.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para zyrtare priten menjëherë pas përfundimit të votimit.

Partitë opozitare të vendit ballkanik kanë refuzuar të qeverisin me Kurtin, duke kritikuar menaxhimin e tij të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë dhe qasjen e tij ndaj veriut të Kosovës të ndarë etnikisht, ku jeton një pakicë serbe. Kurti e fajëson opozitën për ngërçin.

Kurti ka premtuar një muaj shtesë page në vit për punonjësit e sektorit publik, 1 miliard euro në vit investime kapitale dhe një njësi të re prokuroriale për ta luftuar krimin e organizuar. Partitë opozitare janë fokusuar gjithashtu në përmirësimin e standardit të jetesës – një shqetësim kryesor për votuesit.

“Ne duam që qeveria e ardhshme të krijojë kushte që të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të mos largohen”, i tha Reuters-it në Prishtinë, një votues, Rexhep Karakashi, 58-vjeç.

Sondazhet e opinionit nuk publikohen në Kosovë, duke mos dhënë asnjë tregues për rezultatin e mundshëm, dhe disa votues thanë se nuk prisnin që votimi të sillte ndryshime të rëndësishme.

“Nuk do të kishte gëzim të madh nëse fiton Kurti, as nuk do të kishte nëse fiton opozita. Ky vend ka nevojë për ndryshime drastike dhe unë nuk e shoh që ky ndryshim po vjen”, tha Edi Krasiqi, mjek.

Pasi hodhi votën e tij në një qendër votimi në Prishtinë, Kurti u bëri thirrje njerëzve të votojnë, duke thënë se një pjesëmarrje më e lartë do ta forconte legjitimitetin e parlamentit.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e SHBA-së, përfshirë një fushatë bombardimesh të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave serbe që po përpiqeshin ta shtypnin një kryengritje nga shumica etnike shqiptare prej 90%.

Pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, vendi me 1.6 milionë banorë është përballur me varfëri, paqëndrueshmëri dhe krim të organizuar. Mandati i Kurtit, i cili filloi në vitin 2021, ishte hera e parë që një qeveri e Prishtinës përfundoi një mandat të plotë.

Tensionet me Serbinë u përshkallëzuan në vitin 2023, duke e shtyrë BE-në të vendosë sanksione ndaj Kosovës. Blloku tha këtë muaj se do t’i heqë ato pasi kryetarë serbë u zgjodhën në komunat veriore, por masat ka gjasa t’i kenë kushtuar Kosovës qindra miliona euro. /teve1.info/

Tags: Kosova VotonTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën