TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Kurti: Sulmi ndaj Ibër–Lepencit synoi zhvendosjen e krizës nga Beogradi në veriun e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi kinetik ndaj Kanalit të ujit Ibër–Lepenc më 29 nëntor 2024 kishte për qëllim zhvendosjen e krizës politike nga Beogradi drejt veriut të Kosovës.

Sipas Kurtit, sulmi ndodhi tre javë pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, dhe dhjetë ditë para protestës së parë të paralajmëruar në Beograd, në një kohë kur reagimi qytetar në Serbi po përshkallëzohej me shpejtësi.

Ai ka theksuar se qëllimi i sulmit ishte jo vetëm futja e Kosovës në kolaps energjetik dhe të shërbimeve esenciale, por edhe krijimi i pasigurisë tek qytetarët e komunave veriore të banuara me shumicë serbe.

Në një postim në Facebook, Kurti ka publikuar një grafikë, e cila sipas tij, dëshmon se sulmi terrorist i 29 nëntorit 2024 përbën pikën e lakimit në reagimin qytetar në Serbi, duke ndikuar në ndaljen e përshkallëzimit të protestave.

“Sipas të gjitha indikacioneve, regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i përballur me një valë protestash në rritje që rrezikonin drejtpërdrejt stabilitetin e tij politik, zgjodhi të godasë Kosovën dhe të eksternalizojë krizën e brendshme”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, sulmi ndaj kanalit të ujit në Varagë të Zubin Potokut ka ndikuar drejtpërdrejt në ngurtësimin e reagimit qytetar në Serbi, duke ndalur përshkallëzimin e mëtejmë të protestave, çka sipas Kurtit duket të ketë qenë një nga synimet kryesore të pushtetit serb.

Kurti ka vlerësuar se Serbia vazhdon të veprojë sipas modeleve të vjetra të prodhimit të krizave, të ngjashme me praktikat e periudhës së Sllobodan Millosheviqit, duke gjeneruar qëllimisht tensione për të ruajtur pushtetin e brendshëm.

Ai ka shtuar se metodat hibride ruse vazhdojnë të shërbejnë si model për destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Pas agresionit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës përbën një tjetër akt të kryer nga aktorë shtetërorë të Serbisë, në bashkëpunim me struktura parashtetërore, përfshirë Millan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal-terrorist”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që këto zhvillime të mos trajtohen si incidente të izoluara sigurie, por si pjesë e një modeli sistematik të destabilizimit të sponsorizuar nga shteti, duke kërkuar hapa konkretë dhe sanksione për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën