TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alizoti: Shqipëria është e kapur nga krimi i organizuar

Zyrtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Shqipërisë protestuan kundër qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa protesta u shoqërua me dhunë dhe lëndimin e tre punonjësve të Policisë. Deputeti, Tomor Alizoti renditi arsye si korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar dhe kapja e mediave, duke akuzuar qeverinë për manipulim zgjedhor.

by Shpat Blakcori
4 orë ago
1 0
A A

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, së bashku me simpatizantët e tyre, dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama në Tiranë.

Protesta e zhvilluar të dielën nuk kaloi pa incidente. Gjatë saj u përdorën mjete shpërthyese të improvizuara, ndërsa tre punonjës të Policisë mbetën të lënduar.

Në një intervistë për Tëvë1, një nga figurat më të zëshme të Partisë Demokratike, deputeti Tomor Alizoti, shpjegoi arsyet që, sipas tij, i kanë shtyrë demokratët të protestojnë.

“Ka shumë arsye për të protestuar në Shqipëri. Zëvendëskryeministrja, numri dy i qeverisë, është e përfshirë në një skandal të madh. Bëhet fjalë për një skandal masiv, të lidhur me krimin e organizuar, që unë i quaj kartele. Këto kartele, në tregun evropian dhe botëror të kokainës, kanë arritur madje të ulin çmimin e saj. Kartelet e drogës në Shqipëri janë të lidhura drejtpërdrejt me kartelet e Amerikës Latine, që janë ndër më të fuqishmet në botë. Nga përgjimet e publikuara nga SPAK, del se zëvendëskryeministrja disponon rreth 300 apartamente”, ka thënë ai.

Alizoti akuzon kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve në Shqipëri dhe pretendon se mediat janë të kontrolluara nga partia në pushtet.

“Nga përgjimet del se persona të mediave kërkojnë para për shërbimet që u kanë kryer Ballukut dhe shumë të tjerëve. Në çdo vend demokratik të botës, mediat merren me pushtetin, sepse pushteti e drejton vendin, jo me opozitën”, shprehet deputeti i PD-së

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë protestës janë arrestuar katër persona dhe janë proceduar penalisht shtatë të tjerë, nën dyshimet se kanë hedhur mjete shpërthyese të improvizuara (molotovë) dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Policinë për përdorim të dhunës dhe ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në ditët në vijim.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Limaj kritikon ish – opozitën: Po luftojnë kush do të dal i dyti apo i treti

Limaj kritikon ish – opozitën: Po luftojnë kush do të dal i dyti apo i treti

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Familja thotë se kanë bërë kërkesë që Salih Mustafa të vizitojë Kosovën, Specialja e mohon

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Limaj kritikon ish – opozitën: Po luftojnë kush do të dal i dyti apo i treti

Limaj kritikon ish – opozitën: Po luftojnë kush do të dal i dyti apo i treti

Astronautët kinezë gjejnë meteoritë në Hënë dhe sjellin shkëmbinj në Tokë

Astronautët kinezë gjejnë meteoritë në Hënë dhe sjellin shkëmbinj në Tokë

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

“Këndi i Debatit” 23.12.2025

“Këndi i Debatit” 23.12.2025

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

Haradinaj premton anëtarësim në NATO dhe BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën