TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 36-vjetorin e themelimit. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave politike për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në ceremoninë e këtij përvjetori, Abdixhiku tha se nderojnë trashëgiminë e atyre që hodhën themelet e LDK-së, në krye me presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Janë 36 vite guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim i palëkundur ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe vetë­shtetësisë, në një rrugëtim historik që ka përcaktuar jo vetëm fatin e shtëpisë sonë të demokracisë, por fatin e vendit dhe gjithë kombit tonë. Ne nderojmë trashëgiminë e atyre që hodhën themelet e kësaj lëvizjeje të madhe, siç edhe reflektojmë për rrugën e gjatë dhe të lodhshme, gjithsesi të papërsëritshme, që kemi përshkruar për 36 vite rresht. Lindja e LDK-së ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike për liri, pavarësi dhe demokraci; ishte lindje e përpjekjes sonë për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se kauzat e LDK-së ishin gjithmonë për një shtet të lirë, të pavarur, sovran dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, në shërbim të këtyre kauzave, LDK u vendos përballë frymave populiste dhe keqpërdoruese për Kosovën.

“Kauzat tona ishin të një shteti të lirë, të pavarur dhe sovran, të integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shërbim të kësaj kauze, LDK u vendos përballë frymave populiste, përdoruese dhe keqpërdoruese, që Kosovën e shndërruan jo rrallë herë në fushëbetejë të papërgjegjshmërisë politike, ku çmimet e së cilës i paguajnë në veçanti qytetarët sot”, theksoi Abdixhiku.

Abdixhiku, së bashku me zyrtarë të lartë të LDK-së, gjatë ditës bënë edhe homazhe te varri i presidentit historik dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës është themeluar në vitin 1989, ku iniciuesit kryesorë ishin një grup intelektualësh dhe veprimtarësh shqiptarë të Kosovës, në krye me Rugovën.

 

Tags: LDKTeve1themelimi i saj
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Behrami: Marshi “Drejtësi, jo politikë” dëshmoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm

Behrami: Marshi “Drejtësi, jo politikë” dëshmoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm

Juventusi po avancon në Stamboll pas 45 minutave

Juventusi po avancon në Stamboll pas 45 minutave

Ramadani në 11-shen e javës në Serie A

Ramadani në 11-shen e javës në Serie A

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi po e ndjenë mungesën e Xhakës

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Kosova pa Rrahmanin ndaj Sllovakisë?

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën