TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet

by Tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video të re në kuadër të fushatës zgjedhore, në të cilën ka shpalosur një nga zotimet kryesore ekonomike të programit të tij qeverisës.

Hamza ka theksuar se rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike po e rëndon ndjeshëm buxhetin familjar dhe se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.

“Të gjithë e dimë sa shumë janë shtrenjtuar produktet bazike. Këto çmime të larta po e rëndojnë çdo familje në vend,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka paralajmëruar se, nëse zgjidhet Kryeministër, do të ndërmarrë një hap konkret ekonomik duke ulur TVSH-në për produktet esenciale, ndërsa për një pjesë të tyre ajo do të bëhet zero.

Sipas tij, lista e produkteve përfshin artikuj jetikë për jetën e përditshme, si buka, qumështi dhe produktet e tij, drithërat, vezët, vaji ushqimor, barnat dhe produkte të tjera bazike.

“Kjo do të thotë çmime më të ulëta, më pak barrë për familjet dhe më shumë lehtësim për buxhetin e çdo shtëpie,” ka theksuar kandidati për Kryeministër.

Në përmbyllje të mesazhit, Hamza ka nënvizuar se qasja e tij qeverisëse do të bazohet në drejtësi sociale dhe mbrojtje të standardit jetësor të qytetarëve.

“Sepse askush nuk duhet të luftojë për gjërat elementare të jetës. Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im. Bashkë. Përpara.”

Zotimi për TVSH zero në produktet esenciale është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e çmimeve, rritjen e mirëqenies dhe forcimin e rolit të shtetit në shërbim të qytetarëve.

Tags: bedri hamzapdkTeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional

MASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, deri në 10 mijë euro mbështetje

​Muja: Eksportet bujqësore arritën në 185 milionë euro, por Kosova vazhdon të ketë nevojë për importe

​Muja: Eksportet bujqësore arritën në 185 milionë euro, por Kosova vazhdon të ketë nevojë për importe

Haxhiu takohet me drejtoreshën e NDI-së, në fokus agjenda legjislative dhe barazia gjinore

Haxhiu takohet me drejtoreshën e NDI-së, në fokus agjenda legjislative dhe barazia gjinore

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Gjykata Kushtetuese do të shënojë 17-vjetorin me konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë

Gjykata Kushtetuese do të shënojë 17-vjetorin me konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë

Italia do të dërgojë 500 trupa në Milano pas ditësh protestash dhe plaçkitjesh

Italia do të dërgojë 500 trupa në Milano pas ditësh protestash dhe plaçkitjesh

Gjykata Supreme diskuton me BE-në dhe OSBE-në efikasitetin e drejtësisë

Gjykata Supreme diskuton me BE-në dhe OSBE-në efikasitetin e drejtësisë

​Pasnesër në Budvë Samit në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Albin Kurti dhe Edi Rama

​Pasnesër në Budvë Samit në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe llogaridhënie nga tri prokuroritë në Prishtinë

Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe llogaridhënie nga tri prokuroritë në Prishtinë

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Numri i të vdekurve rritet në 73 pas sulmit të Huthëve në kampin ushtarak në Jemen

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal hap mundësi për investime të huaja në bujqësi

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal hap mundësi për investime të huaja në bujqësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën