TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Italia do të dërgojë 500 trupa në Milano pas ditësh protestash dhe plaçkitjesh

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Italia do të dërgojë 500 trupa në Milano pas ditësh protestash dhe plaçkitjesh

Qeveria italiane do të dërgojë 500 ushtarë në Milano, gjersa u zotua për “një përgjigjje të fortë nga shteti” pas protestave kundër rritjes së kostos së jetesës e cila kaloi në përplasje me policinë dhe trazira.

Demonstrata të tjera janë paralajmëruar për të shtunën.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, është duke planifikuar poashtu për të aprovuar shpejt masa më të ashpra të sigurisë, përfshirë zgjatjen e arrestit për të miturit, dhe ndalimin e tubimeve për njerëzit që konsiderohen rrezik publik, thanë mediat italiane të martën.

Policia në Milano ka arrestuar 271 të rinj pasi ata u vunë flakën koshave të mbeturinave, plaçkitën dyqane dhe dhe thyen dritare, gjatë trazirave në fundjavë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë grupet, të cilët ishin në periferi të një proteste që filloi në mënyrë paqësore.

Nga të arrestuarit, 23 janë të mitur dhe 13 janë të nacionaliteteve të huaja, sipas të dhënave të policisë.

Raportohet se njëra nga masat e sigurisë që po konsiderohet synon specifikisht gjeneratën e dytë të të rinjve imigrantë, të njohur si “maranza” – një njofkë që përdoret për të përshkruar bandat e të rinjve që zakonisht vinë nga zonat e margjinalizuara.

Shumë dyqane luksoze në lagjen e modës në Milano kanë vazhduar të qëndrojnë të mbyllura për shkak të frikës nga mundësia e trazirave të mëtejshme.

Koalicioni i Melonit, i cili përballet me zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm, thuhet se po planifikon dënime më të ashpra edhe për bllokadat rrugore, pas ditëve të protestave në jug të Italisë nga shoferët e kamionëve për çmimet e karburantit.

Ndërkohë, Milano po përgatitet për protesta të mëtejshme të shtunën, pasi një lëvizje e re, e quajtur 17 Tetori, u shfaq në mediat sociale duke thënë se do të demonstronte atje dhe në qytete të tjera të mëdha italiane çdo të shtunë pasdite “derisa të shembet kjo qeveri hajdutësh”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Mandatari izraelit për kryeministër e quan dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor si “terrorizëm hebre”

Mandatari izraelit për kryeministër e quan dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor si “terrorizëm hebre”

Hamasi kërkon bisedime urgjente me garantuesit e armëpushimit pas sulmit izraelit që vrau 3 punonjës humanitarë në Gaza

Hamasi kërkon bisedime urgjente me garantuesit e armëpushimit pas sulmit izraelit që vrau 3 punonjës humanitarë në Gaza

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet së grumbulloi mijëra euro duke mashtruar se është i sëmurë

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Qeveria: Përgjegjësia jonë ta vazhdojmë punën për arsim publik cilësor

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Shehu shënon golin e parë sezonal

Shehu shënon golin e parë sezonal

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kërkon sqarime nga ZRRE-ja për licencën e kompanisë së Hamoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën