TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës e Serbisë, përjashton ndarjen e territoreve

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv për rajonin, por, sipas Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të miratuar nga Kongresi amerikan dhe nënshkruar nga presidenti Donald Trump më 18 dhjetor, zbatimi i saj duhet të përshpejtohet.

Sipas dokumentit, SHBA-ja duhet të shqyrtojë iniciativa për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të dy vendet pasi të arrihet përparim i mjaftueshëm, përfshirë dialogun strategjik dypalësh dhe nisma konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve.

Aktualisht, Marrëveshja e Ohrit, e njohur edhe si marrëveshja prej 11 nenesh, parasheh një nivel vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, njohje të simboleve shtetërore të përbashkëta, si dhe kërkon që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura gjatë dialogut.

Dokumenti amerikan thekson gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohje të ndërsjellë, pa mbështetur shkëmbime territoriale apo ndryshime të kufijve sipas linjave etnike.

Në lidhje me sfidat e rajonit, akti nënvizon.
“Varësia e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga burimet fosile ruse lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Federatën Ruse dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian,” thuhet në dokument.

Për më tepër, rritja e ndikimit të Kinës në rajon mund të ketë efekt negativ në konkurrencën strategjike, demokracinë dhe integrimin ekonomik me Evropën, thekson akti, duke kërkuar që sekretari i Shtetit dhe agjencitë e tjera përkatëse të raportojnë rregullisht Kongresit mbi ndikimin dashakeq të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

Aktualisht, aleanca me SHBA-në mbetet një bosht kyç për Kosovën. Pas takimit me presidentin Trump në shtator, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se e ka falënderuar atë për angazhimin e palodhshëm për paqe dhe mbështetje për integrimin evropian.

Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon një shpenzim rekord prej 901 miliardë dollarësh për ushtrinë amerikane, duke përfshirë blerjen e anijeve, avionëve, sistemeve raketore, rritjen e pagave për ushtarët dhe adresimin e kërcënimeve gjeopolitike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Marec

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën