TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

by teve1
9 muaj ago
1
A A
13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Iran, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur, ku 13 persona kanë humbur jetën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, autobusi ishte nisur nga qyteti Isfahan drejt Mashhadit, një prej qendrave më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit, kur ndodhi aksidenti.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se autobusi ka goditur anësoren e rrugës, duke humbur kontrollin dhe kaluar në korsinë e kundërt të qarkullimit.

Më pas, ai është përplasur me një taksi dhe është përmbysur.

Si pasojë, humbën jetën 11 pasagjerë të autobusit dhe dy persona që udhëtonin me taksinë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 13 persona të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital dhe po marrin trajtim mjekësor për lëndime të ndryshme.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal dhe ka rikthyer shqetësimet mbi sigurinë rrugore në Iran, raporton Associated Press.

Irani renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të aksidenteve rrugore në botë, me rreth 20 mijë viktima çdo vit.

Sipas ekspertëve të trafikut dhe institucioneve shëndetësore, kjo situatë lidhet me shkeljet e shpeshta të rregullave të qarkullimit, përdorimin e mjeteve të pasigurta, mungesën e kontrolleve teknike të rregullta dhe shërbimet emergjente të pamjaftueshme, sidomos në zonat rurale.

Qytetarë dhe organizata për sigurinë rrugore u kanë bërë thirrje autoriteteve për masa më të forta parandaluese, përfshirë kontrolle më rigoroze të mjeteve dhe fushata sensibilizuese për drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e tragjedive të ngjashme në të ardhmen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Ish-presidenti Meidani: Asnjë vendim nuk mund t’ua heqë vendin që ish-krerët e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës

Ish-presidenti Meidani: Asnjë vendim nuk mund t’ua heqë vendin që ish-krerët e UÇK-së zënë në historinë e Kosovës

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Bashkimi Evropian fton Kanadanë të bëhet anëtare e parë e asociuar

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive të shqiptarëve të vrarë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Protestat në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën