TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

97 mijë euro po i kushton këtë vit Komunës së Prishtinës, dekorimi i shesheve për festat e fundvitit. Fituesi i tenderit u shpall përmes procedurës së negocimit, ndërkaq për çmimin që po paguhet ka kritika opozita e kryeqytetit.

by Fëllënza Krasniqi
1 ditë ago
0 0
A A

Disa dekore janë vendosur, e të tjera do të vendosen në ndërkohë në sheshet e kryeqytetit.

Për këtë punë, përmes procedurës së negociuar, Komuna e Prishtinës ia ka ndarë 97 mijë e 57 euro operatorit ekonomik “Te Fatosi”.

Ndonëse në garë kishin marrë pjesë tre operatorë ekonomikë, Komuna ka përdorur kriterin e çmimit më të ulët për dhënien e kontratës. Ku fitues doli operatori që kishte ofertuar vlerën 98,557.00 euro.

Por, pas negociatave për uljen e çmimit, operatori fitues bëri një çmim tjetër duke ulur për 1,500.00 euro, duke bërë që shuma përfundimtare e kontratës të jetë 97,057.00 euro.

“Drejtoria për Kulturë si njësi kërkuese e ka iniciuar vitin e kaluar procedurën për dy vite. Vitin e kaluar, njëri lot është realizuar me sukses, derisa i dyti i cili është planifikuar për këtë vit, pas ankesës së operatorit është anuluar dhe është ritenderuar.

Përgjigje nga sektori i prokurimit:

Lidhur me aktivitetin e prokurimit për dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi, ju njoftoj se ky aktivitet i prokurimit paraprakisht është anuluar me vendim të OSHP-së. Tutje Komuna e Prishtinës e ka ritenderuar aktivitetin e prokurimit dhe aktualisht procedura ndodhet në fazën e vlerësimit të ofertave nga komisioni i rivlerësimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Megjithatë, nga opozita në kryeqytet kanë kritika për këtë mënyrë të negocimit, e sidomos sipas tyre për çmimin e lartë të lodrave që janë të vendosura në shesh.

“Qeverisja e Përparim Ramës, është një qeverisje që çdo herë ka ndarë buxhet vetëm për shokët e vet. Kështu që nuk është për me u habit asgjë për arsye se asnjëherë  nuk është dekoruar sheshi me kohë, por edhe për shumën që është paguar asnjëherë nuk ia ka vlejtur. Kështu që edhe kësaj here, njëjtë si herëve të tjera nuk është se e ka marr me seriozitet dekorimin e sheshit kjo qeverisje lokale”, ka thënë Bajraktari.

Me këtë dekorimit të sheshit dhe shumën që po ndahet për të po duket se janë të  pakënaqur edhe disa nga qytetarët.

“Nuk po e rregullojnë këtë sa duhet me e rregulluar, pra masi janë ndarë parat këtu duhet me u zbukuruar sidomos kryeqyteti e që është kryesori. Këtu duhet me pas një pamje të bukur që i ka hije kryeqytetit, çdo kryeqytet rregullohet për vit të ri. Mendoj se shumë është e mjaftueshme me rregulluar sheshin, por duhet me i gjet ato elementet kryesore për me e rregulluar se ky është kryeqytet duhet me u dok sa më bukur”, u shpreh Halimi.

E dikush tjetër gjithë këtë dekorim po e shoh si një lojë politike.

“Nuk është qëllimi i tij me e bë ndonjë zbukurim të qendrës e qytetit, është qëllimi i tij me përfituar ndonjë poenë tash, për arsye se e shikon se çfarë veprimi ka bërë ai e ka bllokuar këtu rrugën”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, ky qytetar krahas kritike kishte edhe një urim.

“Mu dok një shumë bukur e madhe për këtë shesh kaq të vogël, por jemi mësuar tashmë me këta politikanë që harxhojnë tej mase për gjëra të cilat nuk ish dashur të harxhohen aq. Shëndet gjithë qytetarëve të Kosovës e mirëqenie edhe do Zoti shqiptarët ndërgjegjësohen edhe i kthehen vetvetes”, u shpreh Bici.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit prishtinasit janë të privuar nga festa në sheshin “George Bush”, për shkak të punimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën