TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Buleshkaj: Këtë vit janë dërguar mbi 130 raste korrupsioni në prokurori

by teve1
1 ditë ago
1
A A
Buleshkaj: Këtë vit janë dërguar mbi 130 raste korrupsioni në prokurori

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dërguar mbi 130 raste në prokurori gjatë vitit 2025.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka bërë  të ditur se rastet lidhen me pasaktësi, vonesa apo mos deklarim të pasurisë, ndërsa një pjesë rrjedhin nga sinjalizimet për shkelje të tjera ligjore.

Siç thotë ai, APK ka shqiptuar mbi 130 gjoba për zyrtarë që nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë, teksa 16 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Gjatë vitit 2025 janë dërguar më shumë se 130 raste në prokurori nga Agjencia, të cilat ndërlidhen më së shumti me deklarim të pasurisë, disa lidhen me pasaktësi në deklarim, disa lidhen për vonesa. Ndërsa ka numër të caktuar që janë dërguar për shkak të sinjalizimeve që kemi pranuar që janë shkelje të tjera të ligjit…Vonesa për mos deklarim të pasurisë ka si pasojë gjobën. Ne këtë vit kemi shqiptuar më shumë se 130 gjoba, pra mbi 130 zyrtarë nuk e kanë deklaruar në kohë pasurinë. Ndërsa, janë rreth 16 të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë. Nga këta kemi kryesisht zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve tjera të sundimit të ligjit, por nuk ka të niveleve shumë të larta, apo të niveleve drejtuese, por nuk ka as të ekzekutivit”, deklaron Buleshkaj në një intervistë për KosovaPress.

Me ligjin e ri, mjekët dhe profesorët janë përfshirë për herë të dytë në deklarimin e pasurisë.

Buleshkaj thotë se verifikimet janë duke vazhduar dhe se janë evidentuar raste me mungesa në deklarime.

Sipas tij, rreth 1 mijë kërkesa për sqarime janë dërguar te zyrtarët, përfshirë edhe këto kategori të reja.

“Për sa i përket mjekeve dhe profesorëve janë kategori të reja të cilat i kemi përfshirë në deklarim të pasurisë me ligjin e ri. D.m.th. është hera e dytë që bëhet deklarimi i pasurisë për ta këtë vit. Jemi në proces të verifikimit. Kemi evidentuar raste që ka pasur mungesa në deklarimet e tyre, nuk janë deklaruar ashtu siç është dashur, jemi në proces të përfundimit të kësaj faze. Kemi dërguar rreth 1 mijë kërkesa për shpjegime tek zyrtaret, duke përfshirë edhe mjeket dhe të profesorëve si kategori më të reja, dhe jemi duke i shqyrtuar”, tha Buleshkaj.

Buleshkaj thotë se ministritë që kanë kontakt direkt me publikun ose menaxhojnë buxhete të mëdha, kanë rrezik më të shtuar për sa i përket korrupsionit.

“Ne kemi bërë një vlerësim të rrezikut të korrupsionit ku janë identifikuar ministritë që kanë mundësi që të jenë të rrezikuara më shumë nga korrupsioni. Ato janë me siguri, sikurse çdo vend në botë, janë ministri të cilat kanë qasje direkt te publiku. Është Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, janë ndërmarrjet publike, të cilat kanë edhe të hyra të mëdha, por edhe nuk i kanë të rregulluara shumë mirë potencialin për korrupsion. Këto janë kryesisht ato të cilat janë më shumë të rrezikuara, por kjo nuk do të thotë që janë të korruptuara më shumë. Këto kanë më shumë rrezik në korrupsion. Me siguri që është edhe ministria që zhvillon më së shumti tenderë publik, që është Ministria e Infrastrukturës, e cila, duke pasur parasysh që të ketë edhe qasje direkte, të shumë anshme në fund, aty rritet edhe rreziku”, nënvizon Buleshkaj.

Buleshkaj thotë se APK-ja ka monitoruar 18 procedura të tenderimit gjatë vitit, ku janë identifikuar lëshime të konsiderueshme.

“Gjatë shqyrtimeve tona, ne kemi pasur numër të vogël të procedurave të tenderimit që i kemi monitoruar dhe ku kemi identifikuar lëshime. Kanë qenë 18 procedura që i kemi monitoruar nga aspekti i sinjalizimit. Nga ato kemi gjetur nëse nuk gaboj, gjysma e tyre janë proceduar në polici ose në prokurori për shkak të shkeljeve”, tha Buleshkaj.

Kujtojmë, se Javën Kundër Korrupsionit 2025, koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) e kanë nisur me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Tri shtetase të Kosovës dënohen në Slloveni për shërbime të paligjshme botoxi

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Therret me thikë një person në Prishtinë

Tri shtetase të Kosovës dënohen në Slloveni për shërbime të paligjshme botoxi

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën