TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA

Të paktën dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë të shtunën nga të shtënat me armë në Universitetin Brown në qytetin amerikan Providence, ndërsa autoritetet thanë se i dyshuari mbetet i lirë.

“Mund të konfirmoj se ka dy persona që kanë vdekur këtë pasdite dhe ka tetë të tjerë në gjendje kritike, megjithëse në gjendje të qëndrueshme në Spitalin e Rhode Island,” u tha kryebashkiakut Brett Smiley gazetarëve në një konferencë pwr media, së bashku me autoritetet e qytetit dhe zyrtarët e Universitetit Brown.

Autoritetet thanë se thirrja fillestare e emergjencës u mor pak pas orës 4 pasdite sipas kohës lokale, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga policia, zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës mjekësore.

Të shtënat ndodhën në ndërtesën e Inxhinierisë Barus dhe Holley në kampus, e cila strehon klasa mësimi dhe hapësira laboratorike.

Policia tha se oficerët hynë menjëherë në ndërtesë dhe kryen një kërkim sistematik, por nuk gjetën një të dyshuar.

Sipas tyre, i dyshuari besohet të jetë një mashkull i veshur me të zeza që doli nga ndërtesa, ndërsa motivi mbetet i panjohur.

Një urdhër për strehim në vend mbetet në fuqi për zonën më të madhe të Universitetit Brown, me zyrtarët që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin kthimin në zonë derisa autoritetet ta shpallin të sigurt.

Policia tha se urdhri duhet të merret seriozisht derisa kërkimi vazhdon.

Autoritetet thanë se agjenci të shumta janë të përfshira në reagim, duke përfshirë policinë shtetërore, FBI-në dhe Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF).

Zyrtarët thanë se agjencitë federale dhe lokale po koordinohen ngushtë ndërsa hetimi mbetet aktiv, shkruan AA.

Universiteti Brown tha se po krijon një qendër për ribashkimin familjar dhe do të ofrojë përditësime përmes kanaleve zyrtare.

Zyrtarët refuzuan të publikojnë detaje rreth viktimave, duke përfshirë nëse ata ishin studentë apo staf, duke përmendur fazën e hershme të hetimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut më afër njëra-tjetrës, VLEN publikon video nga punimet në autostradë

Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Dita e 35-të e protestës në Tiranë, para kryeministrisë edhe qytetarë nga diaspora

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Filmi nga Kosova fiton çmimin “CineMasters Award” në Gjermani

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë

Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë

Pritje të shkurtra në shumicën e pikave kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës

Pritje të shkurtra në shumicën e pikave kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës

Mot me diell dhe temperatura deri në 27°C të dielën

Mot me diell dhe temperatura deri në 27°C të dielën

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Franca në çerekfinale, eliminon Paraguain

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Pritje minimale, situatë e qetë në pikat kufitare të Kosovës

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Oferta turistike e Junikut pasurohet me “Ballkonin Panoramik”

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Eksod te​ Malisheva, largohen shtatë futbollistë

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Zyrtare: Gjilani e transferon Potokun nga Ballkani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën