Para disa ditësh ai u raportua si i zhdukur. Vetëm disa ditë më pas, trupi i Agim Nuredinit, 56-vjeçarit nga fshati Raincë i Komunës së Preshevës, i cili ishte raportuar i zhdukur në qytetin Wels të Austrisë, u gjet pa ndonjë shenjë jete.
Sipas autoriteteve austriake, trupi i tij u gjet i vdekur dje, më 12 dhjetor, në orën 16:12, në një zonë pranë Rrugës Shtetërore 2132, në Hundsdorf.
Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Passau.
Nga të dhënat e deritanishme, autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka elemente që tregojnë për përfshirje të dhunës apo ndonjë veprim të kundërligjshëm.










