TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngriten shqetësime se shqiptarëve në veri po u bëhet presion nga punonjësit serbë

E asamblisti nga radhët e PDK-së në komunën e Zveçanit, Ilir Peci ka ngritur shqetësime se punonjësit serbë po u bëjnë presion qytetarëve shqiptarë, të cilët po duan të marrin shërbime në komunë.

by Venhar Isufi
54 minuta ago
1 0
A A

Betimin e bënë sipas ligjeve të Kosovës.

E gjithashtu, edhe nënshkrimi e dhanë në letrën e cila posedon vulën e Republikës.

Kështu katër kryetarët nga Lista Serbe, morën mandatet e tyre në katër komunat veriore.

Por, ditë më parë u raportua se simbolet e Kosovës, përfshirë flamurin dhe fotografia e presidentes, Vjosa Osmani, u larguan.

Asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Mitrovicës së veriut, Aida Doli thotë për Tëvë1 se simbolet e vendit janë brenda zyrave të kryetarit.

“Deri sa po flasim në këto momente, simbolet e Republikës së Kosovës qëndrojnë brenda institucionit, duke përfshirë edhe zyrën e kryetarit duke përfshirë edhe sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të veriut. Kështu që nuk është që kemi ndonjë informacion që janë larguar, mund të jenë të postuar, por jo të larguar nga institucioni”, thotë ajo.

Ndërkaq, ish-kryetari i Zveçanit, tani asamblist nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha për Tëvë1 se asnjë nga simbolet nuk janë larguar.

Por, Peci thotë se qytetarët shqiptarë të cilët shkojnë në komunë për të kryer shërbime, po u bëhet presion nga punonjësit serbë të kësaj komune.

“ Sa kemi informacion deri më tani janë ende, edhe fotografia e presidentes dhe flamuri i shtetit të Kosovës, nuk i ka larguar deri më sot…. unë kam kërkuar një takim me kryetarin, një takim urgjent për ta diskutuar këtë çështje. Ish nënkryetarit, z.Selad Kuqi ka qenë ish-nënkryetar i imi, atij po i bëhet vazhdimisht një lloj presioni”, thotë ai.

Për raste të tilla dhe të tjera që mund të jenë në kundërshtim me ligjin, zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se do të merren me to.

“ Në veri të vendit do të zbatohet ligji i Republikës së Kosovës, me pikë dhe presje. Kështu që nuk kanë nevojë me u shqetësu as qytetarët as dikush tjetër, edhe nëse shohin diçka të jashtëzakonshme, ne jemi ata që merremi me probleme. Ne kemi bashkëpunimin me institucionet vendore, të paraparë me ligj, edhe ligji mbi policinë e përcakton komunikimin tonë me komunat. Nuk kemi asgjë kundër, kemi komunikim të mirë edhe me kryetarët që janë tash” , ka thënë ai.

Në komunën e Mitrovicës, javën e ardhshme pritet të zgjidhet nënkryetari dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Malësia e Rugovës u kthye në islam kur iku Perandoria Osmane?

Pse Malësia e Rugovës u kthye në islam kur iku Perandoria Osmane?

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

Presidenca kërkon rikthimin e dialogut strategjik – përgjigjet ShBA

Si e tronditën botën fotografitë e Ron Haviv për krimet që u kryen në Kosovë dhe Bosnje

Si e tronditën botën fotografitë e Ron Haviv për krimet që u kryen në Kosovë dhe Bosnje

40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun, nuk e bindi Specialen

40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun, nuk e bindi Specialen

Pse Malësia e Rugovës u kthye në islam kur iku Perandoria Osmane?

Pse Malësia e Rugovës u kthye në islam kur iku Perandoria Osmane?

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Bora triumfon ndaj Pejës

Prishtina pëson thellë në Manhcester

Sigal Prishtina mposht Rahovecin 029

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita humb nga AZ Alkmaari

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

Presidenca kërkon rikthimin e dialogut strategjik – përgjigjet ShBA

Si e tronditën botën fotografitë e Ron Haviv për krimet që u kryen në Kosovë dhe Bosnje

Si e tronditën botën fotografitë e Ron Haviv për krimet që u kryen në Kosovë dhe Bosnje

40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun, nuk e bindi Specialen

40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun, nuk e bindi Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën