Pas mungesës prej më shumë se një muaji, mbrojtësi Ardian Ismajli kthehet në përbërjen e parë të Torinos këtë vikend.
Mediumet italiane kanë raportuar se Ismajli është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kampionale kundër Cremoneses, që luhet të shtunën.
Ismajli i mungoi Torinos në tri ndeshjet e fundit në Serie A, në të cilat pësoi humbje dhe tani është gati ta ndihmojë ekipin për t’u kthyer te rezultatet pozitive.
29-vjeçari u transferua te Torino para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka regjistruar tetë paraqitje në kuadër të kampionatit italian.
Ndeshja Torino – Cremonese nis në orën 15:00 dhe i takon xhiros së 15-t të Serie A të Italisë.











