TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

by Tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën “Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Në një analizë të publikuar në peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është “pikë e nxehtë”, ai shumë lehtë mund të kthehet në të tillë.

Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e stabilitetit, por mungesa e ndryshimit politik demokratik, pasi “stabiliteti aktual mbahet përmes korrupsionit, tensioneve etnike dhe autokracisë”.

Gjatë seancës, dëshmitarët dhe anëtarët e Kongresit amerikan u pajtuan se Serbia mbetet një prej faktorëve më të mëdhenj destabilizues në Ballkan, për shkak të korrupsionit të përhapur, qeverisjes gjithnjë e më autokratike, lidhjeve të ngushta ushtarake e tregtare me Kinën si dhe marrëdhënieve të forta politike e ekonomike me Rusinë. Serwer shtoi se përpjekjet e viteve të fundit për ta orientuar Serbinë drejt Perëndimit kanë dështuar.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka asnjë interes të frenojë korrupsionin, të distancohet nga Moska dhe Pekini, apo të garantojë më shumë liri mediatike dhe pavarësi të sistemit të drejtësisë.

Duke folur për situatën në Kosovë, Serwer theksoi se vendi ka nevojë për më shumë sovranitet, jo më pak. Ai paralajmëroi se statusi i paqartë i Kosovës krijon hapësirë për ndikim rus dhe kinez. “Mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën duhet të jetë prioritet, sidomos përballë presionit serb”, deklaron ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Kosova kërkon sqarime nga qeveria e Somalisë për zhdukjen e nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar në Prishtinë

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën