TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata në Beograd caktoi 30 ditë paraburgim për ish pjesëtarin e UÇK-së – MPJ: Rasti përbën ndjekje politike nga Serbia

by Tëvë1
16 minuta ago
0
A A
Gjykata në Beograd caktoi 30 ditë paraburgim për ish pjesëtarin e UÇK-së – MPJ: Rasti përbën ndjekje politike nga Serbia

Gjykata në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, , i cili u arrestua më 26 nëntor në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë e Hercegovinës. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, duke akuzuar Qeverinë në detyrë të Kosovës për mungesë presioni diplomatik ndaj Serbisë.

Sipas Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ish-pjesëtari  është nga fshati Romajë i Prizrenit dhe ka shërbyer në brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare gjatë luftës së vitit 1999. Ai u mbajt fillimisht për 48 orë në Prokuplje dhe më pas u transferua në Beograd, ku më 28 nëntor u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar paraburgimin dhe ka theksuar se rasti paraqet vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike të qytetarëve të Kosovës.

“Ky veprim përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht,” thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ministria po ashtu bëri të ditur se Qenaj ka raportuar presion psikologjik gjatë arrestimit, por pa keqtrajtim fizik. “Z. Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit,” thuhet në komunikatë.

Sipas MPJ-së, Zyrja Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi po e monitoron nga afër rastin dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për të mbrojtur të drejtat e Qenajt.

“Në kuadër të këtij angazhimi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, dje ka vizituar z. Qenaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, ku i ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës,” ka bërë të ditur MPJ.

Qenaj, sipas MPJ-së, ende nuk është vizituar nga familjarët, por pret ta takojë familjen në ditët në vijim. Familja e tij ka angazhuar katër avokatë për mbrojtjen ligjore.

Ndërkohë, avokati i tij ka kritikuar institucionet e Kosovës duke kërkuar më shumë angazhim diplomatik për lirimin e klientit të tij.

Rasti i Qenajt është një nga disa arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe vitet e fundit, të cilat institucionet e Kosovës dhe organizatat e veteranëve i konsiderojnë si të motivuara politikisht.

Ish-pjesëtarit të UÇK-së i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd, avokati kritikon edhe Qeverinë

Tags: ish pjestari i uck-seMPJDTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama pret në takim ambasadorin e ri gjerman: Gjermania mbetet partner kyç për Prishtinën

Rama pret në takim ambasadorin e ri gjerman: Gjermania mbetet partner kyç për Prishtinën

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtij personi

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtij personi

KQZ mblidhet sërish sot, ky është rendi i ditës

KQZ mblidhet sërish sot, ky është rendi i ditës

Durmishi: Të hënën nis mirëmbajtja dhe sanimi i gropave në të gjitha rrugët

Durmishi: Të hënën nis mirëmbajtja dhe sanimi i gropave në të gjitha rrugët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën