TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-pjesëtarit të UÇK-së i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd, avokati kritikon edhe Qeverinë

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Ish-pjesëtarit të UÇK-së i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd, avokati kritikon edhe Qeverinë

Avokati i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se Gjykata në Beograd ka caktuar 30 ditë paraburgim për klientin e tij. Ai ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës për mungesë presioni efektiv diplomatik ndaj Serbisë.

“Privimi i kundërligjshëm nga liria i ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenaj! Në mungesë të një Qeverie serioze të Kosovës vazhdojnë kidnapimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sepse Qeveria, duke u sjellë në mënyrën më joserioze që 5 vjet në negociatat në Bruksel, Serbia lehtësisht shkel marrëveshjet e Brukselit, ku garantohet liria e lëvizjes dhe kapitalit si e drejtë themelore njerëzore dhe parime themelore të BE-së, por që kjo e drejtë nuk po zbatohet për ish-pjesëtarët e UÇK-së,” ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Ai ka shtuar se vendimi i gjykatës për paraburgimin e Qenajt është marrë pa asnjë provë të vetme.

“Ish-pjesëtarit të UÇK-së, shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenajt, pa asnjë provë të vetme, Gjykata në Beograd dje ia ka caktuar 30 ditë paraburgimin, në vend që ai të lirohej nën presionin diplomatik efektiv të Qeverisë normale e serioze që na mungon,” ka deklaruar Smakiqi.

Megjithatë, avokati është shprehur optimist se pafajësia e Qenajt do të dalë fituese.

“Familja Qenaj në këto ditë festive kombëtare gjendet nën ankth, ka mbetur e vetmuar pa mbështetjen e shtetit që ka luftuar dhe po detyrohet vetë të luftojë përmes angazhimit privat me avokatët e saj për të përmbushur të drejtat ligjore, lirinë e lëvizjes edhe për familjarin e saj sikur të mos ekzistonte Qeveria e Kosovës,” ka thënë Smakiqi.

Ai ka përfunduar duke nënvizuar:
“Pafajësia e Avni Qenajt do të triumfojë, por çfarë kuptimi ka ekzistenca e shtetit e Qeverisë së Kosovës kur dështon në secilën fushë.”

Konfirmohet arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së nga OVL-UÇK

Tags: arrestimserbiTeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

Smajljaj: Heqja dorë e LDK-së nga kryeparlamentari bie ndesh me pretendimet se VV synon tri pozitat kryesore

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare Muçibabë

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

“Info Nata”- 04.08.2026

Tirana në protestë për të 66-tën ditë radhazi kundër qeverisë

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Pozhari pas takimit Kurti-Abdixhiku: Jam kurreshtar për datën e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën