Në Fushë Kosovë sot ka filluar mbledhja inauguruese e Asamblesë Komunale, e para pas zgjedhjeve të 9 nëntorit.
Kryetari i ri, Valon Përbreza, ka udhëhequr këtë mbledhje pas fitores në balotazh, ku ai u zgjedh kryetar i komunës duke i dhënë fund 25 viteve qeverisje të Besnik Osmanit nga radhët e LDK-së.
Përbreza, i cili ka marrë drejtimin e komunës me mbështetje të gjerë qytetare, pritet të prezantojë prioritetet e mandatit të tij dhe të njoftojë për drejtimin që do të marrë administrata e re komunale.







