TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kuvendi me rregullore të re, penalizohen deputetët që mungojnë në seanca e komisione

nga tëvë1
20 Shkurt, 2022
0
A A
Kuvendi me rregullore të re, penalizohen deputetët që mungojnë në seanca e komisione

Kuvendi i Kosoves

Përmes të njëjtës pritet të ketë edhe norma sanksionuese për të zgjedhurit e popullit që mungojnë pa arsye në seanca dhe komisione.

Kryetari i Komisionit për legjislacion, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress, se përmes rregullores së re të Kuvendit, do të krijohet një mekanizëm i ri, “konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare”, i cili bashkë me kryetarin e Kuvendit do të përcaktojnë agjendën e legjislativit.

Kësisoj, sipas tij, do të zbehet edhe roli i Kryesisë së Kuvendit.

Ai shton se deputetët që nuk marrin pjesë në seanca do të gjobiten financiarisht duke u larguar mëditjet nga paga bazë.

“Krijimi i një mekanizmi të ri të një trupe të rem siç është konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare, të cilët bashkë me kryetarin e Kuvendit do të kenë rolin kryesor në funksionimin e brendshëm të Kuvendit, përcaktimin e agjendës, përcaktimin e organizmit të trupave të kuvendit dhe kështu me radhë. Në këtë kuptim bie pak rëndësia e Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë fuqizohen grupet parlamentare. Por gjithmonë duke u kujdesur që mos të ketë bllokim të punës së Kuvendit. Janë përcaktuar edhe përgjegjësitë e deputetit për të marrë pjesë në seanca dhe komisione. Në rast se nuk marrin pjesë pa njoftuar paraprakisht ata do të ndëshkohen financiarisht duke u zbritur mëditja nga paga bazë e tyre. Kjo bëhet jo për t’i ndëshkuar deputetët, por për të garantuar se edhe Kuvendi, seanca dhe mbledhjet e komisioneve nuk do të dështojnë për shkak të mungesës së deputetëve në kuptimin e kuorumit”, thotë ai

Deputeti i mazhoracës thotë se rregullorja e re e Kuvendit ka gjetur pajtueshmëri në gjitha grupet parlamentare në Kuvend. Sipas tij, rregullorja e re e Kuvendit fuqizon më shumë rolin e opozitës.

“Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës favorizon opozitën që është e vërteta, pasi ia rritë mundësitë e mbikëqyrjes parlamentare dhe rolin opozitar. Por rregulloren e Kuvendit duhet ta trajtojmë si një akt të përhershëm të Kuvendit pavarësisht pozicioneve pozitë-opozitë. Por në aktualitet e rrit rolin e opozitës, iu jep mekanizma shtesë qoftë në mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë, por edhe aktivitete brenda Kuvendit”, shton ai.

Përkrahje miratimit të rregullores së re të Kuvendit i kanë dhënë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti Hajdar Beqa përmes telefonit për KosovaPress ka bërë të ditur se mbështesin miratimin e rregullores së Kuvendit.

Nga ana tjetër, monitoruesit e punës së Kuvendit e mirëpresin miratimin e rregullores së legjislativit.

Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se krahas rregullimit të dinamikës së Kuvendit, rregullorja e re duhet të bartë edhe sanksione ndaj deputetëve të padisiplinuar.

“Domosdoshmëria për miratimin e një rregullore të re është e lartë. Është mirë qe kemi një konsensus të partive politike të cilën nuk e kemi pasur në shumë legjislatura. Kanë kaluar disa legjislatura dhe nuk kanë arritur të aprovojnë një rregullore të re që do të pasqyronte këtë jetë parlamentare që është duke zhvilluar. Jemi dëshmitar që shumë seanca nuk mbahen për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve dhe shumë ligje dhe iniciativa prolongohen me muaj të tërë për shkak të kuorumit që nuk arrihet, qoftë në seanca plenare, apo trupat punuese të Kuvendit. Besojmë se një sistem i disiplinimit të deputetëve duhet të përmbajë kjo rregullore, të gjejë forma, qoftë përmes disiplinimit financiar apo forma të tjera të obligojë deputetët t’i përmbahen ligjit, Kushtetutës dhe besimit të qytetarëve për t’i kryer punët që janë zgjedhur në Kuvend”, thotë Zeka.

Kuvendi i Kosovës aktualisht punon përmes rregullores së miratuar në vitin 2010. Ndryshimi i saj është tentuar edhe në legjislaturat e kaluara. Ndërkohë, Zyra për Medie e Kuvendit ka bërë të ditur se ndër pikat e rendit të ditës në seancën e javës së ardhshme është edhe shqyrtimi i rregullores së re të Kuvendit.

Tags: mungesa e deputeteveRregullorja e Kuvendit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

IPK-ja gjen dobësi në procesin e gradimit për rreshter

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Krasniqit, por Sparta humb në derbi

Emërllahu synon titullin me Clujin

Emërllahu shënon golin e dytë sezonal në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X