TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

7 ditë pa transport publik në Prishtinë, protesta vazhdon deri në alokimin e mjeteve

Tash e një javë është pezulluar puna nga punëtorët e “Trafiku Urban” dhe operatorëve privat. Ani pse ka pasur lëvizje nga Komuna e Prishtinës në këtë drejtim, mjetet ende nuk janë alokuar në xhirollogaritë e operatorëve, e kjo e shtyu punëtorët që protesta të mos ndërpritet.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

E hëna i gjeti sërish duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

Kështu, punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë kanë pezulluar punën që një javë.

Që nga data 24 nëntor ata përmes protestave po kërkojnë pagesën e borxhit që Komuna u ka atyre.

Ani pse Komuna e Prishtinës të enjten mori vendim për bartjen e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro, paratë ende nuk janë alokuar në xhirollogaritë e operatorëve.

Andaj, Ilmi Gashi, kryetari i sindikatës së “ Trafikut Urban”, thotë se tani radhën e ka Ministria e Financave për të vepruar.

“Vazhdon edhe sot deri në alokimin e mjeteve borxh që detyrohet Komuna të shlyej borxhet ndaj ‘Trafikut Urban’ dhe operatorëve privatë. Vendimi që është marrë ditën e enjte nga asambleja për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025, që arrin vlera 28 milionë, është dërguar nga Komuna te Ministria e Financave. Po presim nga Ministria e Financave që të kthejë këtë vendim me pozitiv për ne”, tha Ilmi Gashi – kryetar i sindikatës së “Trafikut Urban”.

E lajme të mira po presin edhe punonjësit e operatorëve privatë, të cilët qëndruan krahë punëtorëve të “Trafikut Urban”, për dy orë radhazi para Komunës së Prishtinës.
“Problemi është se nuk mund të fillojmë punën pa u alokuar mjetet. Së pari duhet të paguhen pagat që nuk kanë marrë që gjashtë muaj dhe të kryhen obligimet ndaj furnizuesve, pasi nuk japin më naftë pa i kryer obligimet, problemi është këtu. Në atë ditë që i qesin paratë, do të jemi të kënaqur dhe do të fillojmë punën”, tha Izet Smajli – kryetar i sindikatës së linjave private.

Edhe pse të hënën nuk e filluan, mbetën më shpresë tek e marta.

“Akoma nuk kemi marrë asnjë informatë për rrjedhën e asaj se çfarë duhet të bëjë ministria t’i alokojë parët tek Komuna, deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe sektorit privatë, ne do të vazhdojmë me protesta njëjtë sikur sot nga ora 10:00 deri ora 12:00. Dy orësh protesta do të jetë deri në kohën që i marrim paratë në xhirollogarinë tonë”, tha Gashi.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për të kuptuar se kur do të alokohen mjetet vetanake të Komunës së Prishtinës, mirëpo deri në momentin e publikimit të kronikës nuk ka pranuar përgjigje.

Edhe të hënën qytetarët e komunës së Prishtinës kanë mbetur pa transport.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV bëhet bashkë me tri parti, të tjerat garojnë  të vetme

LVV bëhet bashkë me tri parti, të tjerat garojnë të vetme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Komuna e Prishtinës mbetet pa vetura

Sveçla thotë se Komunës së Prishtinës i janë bartur mjetet, të cilat mund t’i shfrytëzojë që nga nesër

LVV bëhet bashkë me tri parti, të tjerat garojnë  të vetme

LVV bëhet bashkë me tri parti, të tjerat garojnë të vetme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Zëvendës sekretari i Shtetit pjesëmarrës në takimin e ministrave të NATO-s

Zëvendës sekretari i Shtetit pjesëmarrës në takimin e ministrave të NATO-s

Amerikani Patty forcon Rahovecin

Amerikani Patty forcon Rahovecin

7 ditë pa transport publik në Prishtinë, protesta vazhdon deri në alokimin e mjeteve

7 ditë pa transport publik në Prishtinë, protesta vazhdon deri në alokimin e mjeteve

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Komuna e Prishtinës mbetet pa vetura

Sveçla thotë se Komunës së Prishtinës i janë bartur mjetet, të cilat mund t’i shfrytëzojë që nga nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën