TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ka qenë i përfshirë Vuçiq në vrasjen e civilëve në Sarajevë?, gazetari kroat flet për Tëvë1

Gazetari investigativ kroat Domagor Margetiq pretendon se ka prova që e lidhin presidentin serb Aleksandar Vuçiq me “Safarin e Sarajevës”, ku janë vrarë civilë me snajper gjatë rrethimit të Sarajevës. Pas një hulumtimi të gjatë, Margetiq tregon se ka dorëzuar dosje në prokurorinë e Milanos për t’i hetuar këto ngjarje.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
2 0
A A

Një hulumtim i gazetarit investigativ, Domagor Margetiq për një mizori në Bosnjë gjatë luftës së fundit atje, ka marrë vëmendje botërore.
Ajo që e ka shtuar kureshtjen në këtë çështje janë pretendimet e kroatit se ka materiale te mjaftueshme që dëshmojnë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i përfshirë në ashtuquajturin “Safarin e Sarajevës” ku janë qëlluar me snajper civilët në Sarajevë.

Madje, gazetari investigativ kroat, Domagor Margetiq, ka dorëzuar dosje në prokurorinë e Milanos për ta hetuar lidhjen e Vuçiqit në këto ngjarje.

Margetiq për Tëvë1 tregon se ka punuar mbi dy dekada për nxjerrjen në dritë të këtyre fakteve.

“Në vitin 1992, Aleksandar Vuçiç, si student i ri, udhëtoi nga Beogradi si vullnetar ushtarak në njësitë ushtarake të serbëve të Bosnjës pranë Sarajevës. Ai u dërgua në një njësi paramilitare, të ashtuquajturën “Njësia Çetnike e Sarajevës së Re”, e komanduar nga Slavko Aleksiq, dhe atje qëndroi për disa muaj. Ajo ishte periudha kur sipas pretendimeve “safaritë njerëzore” nisën të funksiononin si aktivitet. Dhe pozicioni më i shtrenjtë dhe “ekskluziv” për të marrë pjesë në këto safari ishte Varrezat Hebraike në Sarajevë. Nuk ka dyshim, thuhet, se Aleksandar Vuçiç ishte i vendosur në Varrezat Hebraike në Sarajevë gjatë luftës, sepse ky pozicion mbahej nga njësitë e Slavko Aleksiqit”, thotë ai.

Gazetari kroat thotë se për këto krime ka raportuar edhe më herët por që sipas tij hulumtimet janë injoruar nga institucionet gjyqësore.

“Në vitet 1995–1996, Agjencia për Hetime dhe Dokumentim në Bosnjë dhe Hercegovinë nisi hetimet për “safarin njerëzor” dhe ato u udhëhoqën nga z. Dževad Ugljan, zëvendësdrejtor i agjencisë. E takova në maj të vitit 1996, dhe ai më tha se po drejtonte këto hetime. Madje më tha se kishte arrestuar një shtetas italian, i cili i kishte dhënë shumë informacione. Por fatkeqësisht, në shtator 1996, Dževad Ugljan u vra në Sarajevë. Ai u ekzekutua në qendër të qytetit, pranë makinës së tij, dhe nuk dihet se ku përfunduan këto dosje”, shprehet Margetiq.

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka mohuar këto akuza duke thënë se kurrë nuk ka mbajtur pushkë në dorë.

Mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

​Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

​Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, vlerëson mbështetjen për Kosovën

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

Dyshimet për helmim nga ushqimi, dy pronarë të lokaleve do të intervistohen në Han të Elezit

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën