TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

by Tëvë1
9 muaj ago
3
A A
Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Autori: Shpat Blakçori

Edhe tri dekada pas përfundimit të luftës nuk ka qetësi për familjarët e viktimave në Bosnje dhe Hercegovinë.

Së fundmi opinioni është tronditur nga lajmi se autoritetet italiane po hetojnë për “turistët snajperë”. Pra, bëhet fjalë për qytetar të huaj nga vendet e perëndimit që për pikën e qejfit kanë paguar shuma të mëdha parash për qëlluar me armë mbi civilë gjatë rrethimit të Sarajevës. Pas një hulumtimi të gjatë disa materiale i paraqiti pranë Prokurorisë në Milano,  gazetari italian, Ezio Gavvazzeni.

Skandali u thellua edhe më shumë kur mediet britanike filluan të raportonin për përfshirjen e mundshme të Aleksandar Vuçiqit në këtë histori tragjike. Sipas gazetarit investigativ kroat, Domagoj Margetiq, Vuçiq dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga pozicionet ushtarake mbi qytet nga ku thuhet se të huajt kanë paguar për të qëlluar banorët. Këto akuza i hodhi poshtë Vuçiq duke thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte mbajtur pushkë në dorë.

Gjatë asaj periudhe, Vuçiq mund edhe të mos ketë mbajtur armë në dorë, por si gazetar i ri e më pas edhe si pjesëtar i partisë radikale serbe, tastierën e propagandës e ka përdorur për të nxitur edhe më shumë urrejtje ndaj boshnjakëve. Ne internet lehtësisht i gjen videot me figurë dhe me zë kur Vuçiq thoshte se“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 mysliman”. Kjo nuk është thjesht një fjali, aty kuptohet filozofia fashiste që ai dhe baballarët e tij ideologjik përfaqësonin. Jeta e një myslimani boshnjak ishte e pavlerë dhe rrjedhimisht nuk mund të krahasohej me jetën e një serbi.

Në vitin 2015,Vuçiq shkoi për vizitë në Srebrenicë, por ai nuk mirëprit nga banorët lokalë që hodhën gurë në drejtim të tij. Për familjarët e viktimave, Aleksandar Vuçiq ishte figurë tragjike që ndërlidhej ngushtë me kriminelët e luftës. Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Srpska, por këto fakte nuk pranohen as sot nga elita politike në Serbi. Kjo dëshmon më së miri që Vuçiq dhe Vuçiqat e tjerë në Serbi nuk janë ballafaquar me të kaluarën.

Aleksandar Vuçiq mund të thotë se nuk ka vrarë apo plagosur njeri, apo se kurrë nuk ka mbajtur armë në dorë, mirëpo ai e ka përqafuar atë ideologji vrastare që ka lënë të vdekur me mijëra njerëz në Ballkan. Gjatë periudhës 1992-1996 kur u rrethua qyteti i Sarajevës u vranë  mbi 10.000 civilë përfshi fëmijë dhe gra. Kurse në Srebrenicë vetëm brenda një dite u vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa rreth 1.000 trupa akoma nuk janë gjetur. Ndoshta, Vuçiq do të dëshironte që t’i shlyente këto episode nga biografia e tij, por edhe sothijet e së kaluarës radikale e ndjekin atë.

Kur hyn në qytetin e Beogradit, bie ne sy një grafit gjigand që shkruan “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” ndërsa në sheshin e kryesor të shfaqet grafiti “I vetmi gjenocid në Ballkan ishte kundër serbëve”. Kjo më së miri e shpjegon skizofreninë politike që po e përjeton Serbia nën regjimin eradikalit Vuçiq.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën