TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përdorimi i marihuanës nga nxënësit – shqetësuese rritja e përdoruesve, Policia parandalon futjen e saj në shkolla

Numri i të rinjve nën 18-vjeç që përdorin susbtanca narkotike të llojit marihuanë vlerësohet në rritje. Drejtori i Anti-Drogës thotë se kanë hartuar plane operative për ta luftuar këtë dukuri. Vetëm deri më tani këtë vit, Qendra Labirint i ka trajtuar 27 persona nën 18 vjeç të cilët ishin përdorues aktiv të narkotikëve.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
0 0
A A

Një nga shqetësimet kryesore në vend, mbetet të jetë përdorimi i substancave narkotike, sidomos i asaj të llojit marihuanë, nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë.

Andaj për këtë edhe institucionet e sigurisë janë fokusuar në parandalimin e kësaj dukurie me ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë.

Drejtori i Anti-drogës në Policinë e Kosovës,  thotë se për këtë kanë hartuar edhe plane operative me akterë tjerë që kanë fokus këtë veprimtari.

“Kemi angazhuar hetues, polic civilë, polic në forma të ndryshme të cilët shkojnë dhe vizitojnë shkollat, operojnë apo patrullojnë rreth shkollave, tani kemi edhe policët e lagjeve të cilët përkujdesen në afërsi të shkollave dhe bashkëpunojnë edhe me shkollat. Në përgjithësi në shkolla në aspektin e parandalimit ne kemi bërë shumë aktivitete në këtë drejtim. Natyrisht, situata nuk është aq alarmante sa për t’u shqetësuar në kuptimin e përgjithshëm, por sido që të jetë ne e marrim si temë shumë të rëndësishme”, ka thënë Murseli.

Murseli tregon se me punën e hetuesve të tyre në teren është arritur të parandalohet futja në shkolla e kësaj substance.

“Në afërsi të shkollave kemi pasë raste kur kemi gjetë persona të cilët iu kanë gjetë sasi e drogës dhe kemi dyshuar se ata e keqpërdorin moshën e fëmijëve, nxënësve që janë në shkolla, brenda shkollave nuk ka shumë raste  ao mund të themi se nuk jam i informuar se ka ndonjë rast i cili është gjetë dikush brenda shkollës duke konsumuar substanca narkotike. Ne kemi pasë raste që kemi bashkëpunuar me shkollën dhe ata kanë identifikuar nxënësit dhe kemi gjetë sasi të drogës që e ka pasë në trup por jo në përdorim”, është shprehur tutje Murseli.

E vetëm gjatë këtij viti në Qendrën “Labyrinth” janë trajtuar 27 të rinj nën moshën 18-vjeçare, numër në rritje nga vitet paraprake.

“Shqetësimi ose rreziku, grupmosha më e rrezikume e të rinjve është 15,16,17 vjeç. Këto janë shumë të aktuar ose të cenueshme për fillimin e përdorimit të drogës të tipit marihuanë. Këto raste na vijnë shpesh edhe me referim nga Qendrat për Punë Sociale”, ka thënë Blakaj.

Sipas tij, shqetësuese mbetet tendenca për rritjen e përdorimit nga këto grupmosha.

“Grupet kriminale po i përdorin të miturit për trafikim të drogës, në këtë rast kuptohet që këta kalojnë shumë më lehtë sa i përket sanksioneve të parapra me ligj dhe poi  abuzojnë poi  keqpërdorin duke i future në rrjetet e shpërndarjes së drogës. Edhe nëse nxinen pra dënimet edhe si të mitur janë shumë më të buta, e kështu me radhë”, është shprehur tutje Blakaj

Muajve të fundit, njësia e Anti-drogës ka intensifikuar aksionet ku ka pasur një sasi të konsiderueshme të sekuestrimit të substancave narkotike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi”, thotë se ka nisur largimi i mbeturinave në kryeqytet

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën