Lajmi iu erdhi se po vinte një ekip i huajsh gazetarësh.
Kështu, Prekazi në fillim të vitit 1998, u bë gati që opinionit botëror, t’ia prezantonte për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Vendpritja për ta, u caktua Kulla e Ilaz Kodrës në Prekazin e Poshtëm.
E nikoqirët, ishin vet komandantët e UÇK-së, në krye me Adem Jasharin.
Por, para se intervista të fillonte, fillimisht u kërkuan disa fotografi.
“Njëri prej fotografëve që ishte me ta së bashku, ishte i ndjeri Haqif Mulliqi, bashkë me ta, i kemi bërë disa foto të ndryshme në oborr, por jo me maska. Ata (fotografët e NY Times) e panë të arsyeshme t’i bëjmë disa fotografi me maska…..Atëherë pozita ku ishim në oborr nuk ishte e mirë (e identifikueshme) kërkuan ta bëjmë një fotografi pranë një muri që ishte afër shtëpisë së komandantit, Ilaz Kodra”, thotë Hasan Kodra , bashkëlufetar i Adem Jasharit.
Para gazetarëve amerikanë të Neë York Times, dolën tre burra të maskuar e me uniforma ushtarake.
Kështu lindi edhe kjo fotografi, e cila rrallë herë e shfaq në publik.
“Është Ilazi në krahun e djathtë, komandanti legjendar është ne mes, kurse unë jam në krahun e majtë të legjendarit. 0:20 I kemi vendos maskat, uniformat na i ka sjellë Musë Jashari, të trijat të njëjta, uniformë gjermane, që me qenë bashkë të njëjtë. 0:50 Tash ku jemi këtu kjo shtëpi nuk ka qenë, ka qenë më e vogël, ka qenë një muri me tulla ku shihet në këndin e djathtë një pjesë”, thotë Kodra.
Por, kjo nuk është fotografia e vetme që gazetarët amerikanë e bën atë ditë në Prekaz.
Vet Hasan Kodra për Tëvë1, ka zbuluar edhe këto fotografi, në të cilat shihet komandanti legjendar, Adem Jashari i maskuar.
“Fotografia vërehet qartë që është komandanti legjendar, Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe (unë) Hasan Kodra – mësuesi. Kurse fotografia tjetër, që jemi vetëm të fokusuar, Adem Jashari, ku vërehet edhe shqiponja e gravuar në automatik dhe unë, Hasan Kodra”, tregon ai.
Nga këtu, bashkë me ekipin e gazetarëve u kthyen në kullën e Ilaz Kodrës.
Përgjegjësinë për ta dhënë intervistën pa maskë, e mori Hamëz Jashari.
Por ky i fundit, urdhëroi që vetëm një njeri brenda odës, të qëndronte i maskuar.
“Hamza para se mu ulë, na u drejtua neve që ju jeni vetëm valltar ndërsa unë e udhëheq vallen. Do të thotë Hamza do ta bëj intervistën, mua mu drejtua mësues, mos e heq maskën, sepse je duke punuar në Arsim”, rrëfen Kodra.
Vetëm dy muaj pas kësaj interviste, forcat serbe me 5 mars të vitit 1998, sulmuan lagjen Jashari në Prekaz.






