TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sfidë speciale për Egzon Bejtullain dhe Endrit Krasniqin – luajnë kundër ish-klubeve ku fituan trofe

by tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Sfidë speciale për Egzon Bejtullain dhe Endrit Krasniqin – luajnë kundër ish-klubeve ku fituan trofe

Drita dhe Shkëndija do të përballen në një natë magjike evropiane të enjten mbrëma (sonte) në Fadil Vokrri me fillim nga ora 21:00.

Është hera e parë që dy klube shqiptare takohen në këtë fazë garash në Ligën e Konferencës dhe pritet të jetë një sfidë shumë e veçantë.

Atmosfera në shkallët e stadiumit do të jetë e zjarrtë, me mbi 10 mijë bileta të shitura deri më tani, dhe ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Ballistët’ e Shkëndijës do të dhurojnë spektakël të paharrueshëm.

Sfidë shumë e veçantë do të jetë edhe për dy futbollistë: Egzon Bejtullain e Dritës dhe Endrit Krasniqin e Shkëndijës së Tetovës.

Të dy këta futbollistë kanë lënë gjurmë më herët edhe për kundërshtarët e sontëm të tyre.

31-vjeçari Bejtullai ka luajtur për 10 vite te Shkëndija e Tetovës në dy periudha të ndryshme, 2013-2020 dhe 2020-2023. Ai ka fituar tre tituj të kampionit me Shkëndijën dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, sezonin e fundit fitoi titullin e kampionit edhe me Dritën, duke realizuar ëndrrën e tij për të hyrë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, një eksperiencë që i kishte munguar te tetovarët më herët.

Në anën tjetër, mesfushori kosovar i Shkëndijës së Tetovës, Endrit Krasniqi, ka kaluar gjithashtu dy periudha te Drita, duke qëndruar tre vite.

Fillimisht ai ishte i huazuar nga viti 2015 deri më 2016, ndërsa në vitin 2017 u bashkua me gjilanasit për dy vite dhe fitoi titullin e kampionit me Dritën.

Si për Bejtullain ashtu edhe për Krasniqin, kjo sfidë është tejet e rëndësishme pasi përballen me ish-skuadrat e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Dinamo prezanton Ajzerajn

Dinamo prezanton Ajzerajn

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

Feronikeli ’74 prezanton trajnerin Berisha

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Ligjvënësit evropianë i kërkojnë Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e projektit të lidhur me Kushnerin

Ligjvënësit evropianë i kërkojnë Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e projektit të lidhur me Kushnerin

MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

KQZ nis rinumërimin e votave në 185 vendvotime

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës

ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës

Kriza në Detin e Kuq pritet t’i ngritë disa çmime në Kosovë

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta në rajon, Maqedonia e Veriut më e lira – mungojnë të dhënat për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën