TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

by Tëvë1
40 minuta ago
0
A A
​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Konferenca do të mbahet në orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë para objektit të Qeverisë është paralajmëruar protestë kundër vrasjes së grave.

Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit njoftoi se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Zekajt.

Sipas njoftimit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje së bashku me ministrat përkatës, për të identifikuar lëshimet e mundshme, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë institucionale.

“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria ka bërë të ditur se konferenca e Gërvallës dhe Sveçlës do të mbahet pikërisht lidhur me këto raporte dhe veprimet e mëtejme.

Ndërkohë, protesta e paralajmëruar para Qeverisë vjen pas reagimeve të shumta për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe kërkesave për llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

Rasti ka nxitur protesta gjatë ditëve të fundit, me kërkesën që të hetohen veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve që kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të viktimës.

Tags: arlinda zekajDonika Gërvalla-Schwarzministri i punve te brendshmeministria e drejtesisTeve1Xhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit me helikopter të EUFOR-it

Protestë për Arlinda Zekajn edhe në Pejë, qytetarët marshojnë kundër vrasjes së grave

Protestë për Arlinda Zekajn edhe në Pejë, qytetarët marshojnë kundër vrasjes së grave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekaj

Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekaj

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën