Në seancën e sotme në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka munguar Shaban Murseli, babai i Naim Murselit njëri nga të akuzuarit për vrasjen e Ademajt.
Në mungesë të Shaban Murselit, me kërkesë të prokuroria së rastit, Javorka Perlinçeviq u vendos që në gjykatë të lexohet deklarata që ai kishte dhënë në polici.
“Për tani ai nuk është i qasshëm për organet e gjyqësisë dhe është lajmëruar me telefon dhe që në seancën e sotme ai nuk është prezent, prokuroria propozon për trupin gjykues qe deklaratën e cekur të cilën e ka dhënë në polici të lexohet si provë dhe kjo me qellim te ekonomizimit dhe racionalitetit të kësaj procedure penale“, thënë prokurorja e rastit.
Seanca vazhdoi me administrimin e provave, ku prokurorja tregoi provat në të cilat i mbështesin akuzat ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës
Raporti informues për transkasionet bankare nga banka të ndryshme ( BKT, Mabetex Holding, Chelsea Point) të Naim Murselit dhe në bazë të të cilave vërtetohet se Naim Murseli ka pasur borxhe financiare ndaj kompanive të ndryshme dhe bankës BKT në vlerën e përgjithshme 369 mijë 968,77 euro dhe nga dëshmia e vet të pandehurit informata të cila i ka dhënë hetuesve policorë në njësinë e paraburgimit ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizikë në vlerë prej 106 mijë euro që dmth se vlera e përgjithshme e borxhit të Naim Murselit në mars të vitit 2024 kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiare ka qenë 475, mijë 968 e 77 euro .
Prova tjetër është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, nga ana e organeve të Suedisë, wshtë pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një polisë të sigurimit jetësorë me fillim të vlefshmërisë 25.06.22 në vlerën prej 3 milionë kruna suedeze, në të cilat është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të vdekjes së saj dhe në këto raste sipas ligjit te Suedisë nëse nuk ka bartës pas vdekjes se saj, shfrytëzuesi i polisës do të ishte bashkëshorti.
Dhe provë tjetër janë dy CD për raportet të kompanive për thirrjet telefonike të të pandehurve Granit Plava dhe kushtim kokalla pasi të gjithë e dimë se dy telefona të Naim Murseli dhe të Liridona Ademaj kanë humbur janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur vrasja.
Në Whatsapp janë gjetur kontaktet mes Granit Plavës dhe Naim Murselit, ku të njëjtit kanë filluar të flasin nga data 23.11.23 rreth orë 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më datën e vrasjes 29.11.23.
Më 28.11.23 në orën 19:04 Naim Murselit ka dërguar një mesazh Granit Plavës me tekstin “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë kuqa për paradite”.
Pas kësaj mes të pandehurve kanë vazhduar thirrjet me telefon dhe thirrja e fundit mes tyre Naimit e Granitit ka ndodhur në Whatsapp me 29.11.23 në 19:01 ku kanë biseduar 28 sekonda dhe duke shikuar video incizimet qw janw marrë kjo wshtë koha kur të dytë Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër kanë qenë në restorantin EtnoKuca në Graçanicë, pas kësaj Graniti ka paguar llogarinë dhe ka dal menjëherë nga restoranti dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjellë deri në vendin e ngjarjes .
Prova tjetër është një dvd me video incizime nga restoranti Etno Kuca në Graçanicë ku shihet ardhja e Naimit me familjen dhe qëndrimi i tyre në atë restorant si dhe ardhja e Granit Plavës pak më vonë si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant.
Kamerat e këtij restoranti incizojnë hapësirat e brendshme dhe të jashtme ku shumë mire shihet në cilën tavoline ishin të ulur dhe gjithashtu edhe parkingun e restorantit dhe shumë mirë shihen veturat të Naimit e Granitit si dhe ajo kohë kur Granit Plava i pari ka dale nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij dhe ka pritur që të dal Naimi më familjen dhe pasi qe ata janë nisur me veturë ky i ka përcjellë më pas.










