TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Lideri dhe kapiteni im”, babai i Granit Xhakës me postim emocionues për të birin

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
“Lideri dhe kapiteni im”, babai i Granit Xhakës me postim emocionues për të birin

Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës dhe Sunderlandit, Granit Xhaka u bë lajm ditëve të fundit, jo për aftësitë e tij futbollistike, por për fishkëllimat që i mori në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Xhaka dhe ‘shokët’ e tij nga kombëtarja e Zvicrës luajtën gjatë të martës në kryeqytetin e Kosovës, për ndeshjen e fundit të kualifikimeve të Botërorit, ndaj Kosovës, teksa mesfushori 33-vjeçar fishkëllohej sa herë e prekte topin në fushë.

Kjo duket se erdhi si pasojë e deklaratave të tij ndaj dyshes Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut – që zgjodhën Kosovën përa Zvicrës – duke thënë se dyshja në fjalë nuk u treguan të durueshëm për të pritur kombëtaren helvetike.

Pasi e përjetoi atë natë të ‘rëndë’, tashmë babai i tij, Ragip Xhaka i ka kushtuar një postim, mjaft emocionues në rrjetet sociale.

Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin.

Pse?

Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter.

Jam krenar, biri im.

Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë.

Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të fortë.

Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar. Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë.

Për gjithçka që jeni dhe gjithçka që keni bërë, unë jam krenar pa masë me ju.

Ju jeni dhe do të mbeteni dy zemrat e krenarisë sime.

Me shumë dashuri,

Babi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami më i shpejti te kombëtarja

Bajrami më i shpejti te kombëtarja

Palmeri lëndohet në shtëpi, mungon sërish

Palmeri lëndohet në shtëpi, mungon sërish

Barcelona ishte pranë nënshkrimit të Courtois

Barcelona ishte pranë nënshkrimit të Courtois

Konfirmohet suspendimi i Diazit

Konfirmohet suspendimi i Diazit

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Punëtori humb jetën në Prishtinë, një tjetër dërgohet në spital – Policia jep detaje

Ukshini: Kosova ka mbetë peng i 9-të deputetëve të Listës Serbe

Ukshini: Kosova ka mbetë peng i 9-të deputetëve të Listës Serbe

Si u konfiskuan rreth 120 kg marihuanë nga një autobusë që erdhi nga Shqipëria

Si u konfiskuan rreth 120 kg marihuanë nga një autobusë që erdhi nga Shqipëria

Bajrami më i shpejti te kombëtarja

Bajrami më i shpejti te kombëtarja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën