TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Në samitin e sotëm në Tiranë, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së diskutuan planin ekonomik të rritjes rajonale, ku Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion 6 miliardë euro për reforma dhe integrim në tregun evropian. Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, nënvizoi se Ballkani Perëndimor “i përket Evropës” dhe se është e nevojshme që të përshpejtohen reformat për të përfituar nga fondet.

by Shpat Blakcori
1 orë ago
1 0
A A

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u mbajt samiti i “Planit të Rritjes” ku morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Kur Rama po priste mysafirët e tij nga vendet fqinje, gazetarët iu drejtuan me disa pyetje.

Kryeministri Rama refuzoi të tregoj se si i ka raportet me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin.

Me ardhjen e të gjithë liderëve nisën edhe punimet e Samitit.

Komisionerja për zgjerim, Marta Kos, e bëri të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE, ndërsa e veçoi Shqipërinë për progresin e shpejtë.

Ndërkaq, duke folur për planin e rritjes, ka përmendur se dy shtete ende nuk e kanë nisur procesin e reformave, që bëhet fjalë për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

Rama dhe Kos në fund iu drejtuan gazetarëve nëpërmjet një konference të përbashkët.

Kryeminstri shqiptar e konsideroi takimin si shumë të frytshëm dhe që sipas tij e afron edhe më shumë rajonin me BE-në.

Kurse diplomatja evropiane,Marta Kos, tregoi se në qershor mbaron afati për zbatimin e disa reformave që janë vendosur si kusht në rrugën për integrimit.

Tutje ajo tha se nuk duhet të krijohen hendeqe në Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit.

“Dua të mbështesim jo vetëm ecurinë e Shqipërisë në BE, por ndjej dhe angazhimin tuaj. Sot kemi pasur bashkëbisedim se si ta bëjmë të suksesshme këtë rrugë. Është e vërtetë se zgjerimi është më shumë se sa zgjerim. Javën e shkuar Kolegji miratoi mburojën e strategjisë, ku qytetarët e BE të trajtohen të barabartë. Duam që BE të bëhet realitet i prekshëm në vendet tuaja. Në disa fusha po merr formë. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit e veriut përfitojnë transaksione nga SEPA. Duhet të ecim në sinkron dhe mos të krijohen hendeqe mes jush. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të behën anëtarë me të drejta të plota në BE”, deklaroi Kos.

Në raportet e Progresit, të përpiluara nga BE-ja për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, është theksuar se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së, dhe që mund të jetë i arritshëm synimi për anëtarësim në bllok deri më 2030.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U raportua i zhdukur në Mitrovicë, ndërron jetë në Serbi shtetasi i Kosovës pas aksidentit me tren

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

“Terroriste dhe kriminele”, anëtari i LVV-së ia thotë në sy anëtares së Listës Serbe

Po troket ora për mandatarin, LVV po pret reflektim nga partitë tjera

VV: Kritikat ndaj Osmanit të pabazuara, vendimi për datën e zgjedhjeve është objektiv

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Trafiku urban pritet të ndërpres punën, qytetarët shprehen të shqetësuar

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

26-vjetori i SHKK-së – Institucioni konsiderohet shtyllë e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria drejt BE-së, në Tiranë mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën